PENDIMI/ Zejnebi merr diçka nga çanta Selenës

Ahmetit i del përpara Shule, krahu i djathtë dhe personi më i afërt i Arzusë. Ajo i drejton një àrmè në kokë për t’i kërkuar para për Arzunë ndërsa Ahmeti premton se mund t’ia japë të gjitha paratë, mjafton që ajo të jetë mirë dhe të dijë se ai nuk e ka denòncuar në bàstisjen e fundit që i bëri pòlìcia. Shule largohet pa asnjë përgjigje, ndërkohë që në shtëpinë ku po qëndron Arzuja, vijnë familjarët, prònarët e vërtetë të asaj shtëpie, të cilëve u janë futur fshèhurazi Arzuja me Shulen, duke pàndehur se ato do qëndrojnë për shumë kohë në pushime.

Për fat, ato të dyja ia dalin të largohen nga shtëpia pa i zènë njeri. Sakaq Zejnebi shkon të takojë Suden. Kjo e fundit  është shumë kèq dhe nuk do të largohet me Selenën, ndaj Zejnebi i përgjèrohet. Selena u sugjeron të mos i përgjèrohen më tepër sepse tanimë i ka bërë edhe rezervimet e duhura për t’u larguar dhe sipas saj, Sudeja duhet të mësohet me idenë e jetës së re. Që aty, Zejnebi shkon në punën e re që fillon pranë Meltemit dhe ndonëse është dita e parë, Meltemi vetë i jep rrogën avancë, duke ditur pròblematikat e familjes për momentin.

Dita e parë kalon shumë mirë si për Zejnebin ashtu dhe për Mehmetin që ka një vend të veçantë në zemrën e tij për të. Por, ditën e dytë, Zejnebi do kërkojë leje për t’u larguar më herët që të përshëndetet me Suden që do largohet për në Amerikë. Ajo pàndeh se do gjejë mirëkuptim nga Meltemi por kjo e fundit shfrytëzon situatën dhe thekson pozicionin që ka, duke i thënë se do ia heqë nga rroga pagesën e asaj dite. Me të shkuar në spìtal, Zejnebi merr nga çanta e Selenës pasapòrtën e Sudes.

Ajo e fut në çantën e saj fshèhurazi dhe më pas merr aprovimin e Selenës për të takuar Aishen para se të largohen, meqë ajo ndodhet në spìtal. Sudeja dhe Zejnebi dalin para Aishes, e cila gjen guximin të rrëfejë para të voglës që është gjyshja e saj. Përveçse trònditet nga ai làjm, Sudeja edhe gëzohet, sepse kështu do ketë një shans për të mos u larguar me Selenën, pasi gjyshja është familjar më i afërt dhe mund t’a marrë lehtësisht kùjdestarinë e mbesës. Për ndihmë, Zejnebi telefonon Sinanin por ai është marrë pèng nga një njeri i avòkat Mehdiut, ndaj nuk i përgjigjet dot.