PENDIMI/ Sinani merret pèng nga àrmìku më i ri 

Shuleja, krahu i djathtë i Arzusë, i del përpara Ahmetit në një moment shumë të papritur për të. Me një àrmè që ia drejton në kokë, ajo i kërkon para për Arzunë. Ahmeti ofrohet t’i japë sado para që të dëshirojnë, mjafton që ajo t’a dijë se ai nuk e ka denòncuar në pòlìci, në qëndrimin e saj të fundit në shtëpinë ku ishte. Arzuja ndërkohë, ndodhet në shtëpinë e një të panjohuri ku ajo është futur pa marrë leje nga askush. Shuleja i shkon pranë menjëherë pasi merr paratë nga Ahmeti por përballet me të paprìturën.

Në shtëpi vijnë familjarët e asaj shtëpie që kanë qenë jashtë qyteti me pushime. Shuleja e dëgjon ardhjen e tyre dhe nxiton për t’a zgjuar Arzunë, para se t’i kàpin aty dhe për fat, ia dalin të shpëtojnë. Ndërkohë, Zejnebi ende po lùftòn për Suden. Selena i tregon se nuk ka përse të përgjèrohet që të qëndrojnë pak më shumë pasi tanimë i ka bërë të gjitha rezervimet dhe çdo gjë është gadi për t’u larguar. Sudeja që ndodhet ende në dhomën e saj të spìtalit, gjithashtu përgjèrohet për të mos u larguar.

Ajo qàn dhe kërkon nga Zejnebi që ajo të ndërhyjë e të bëjë diçka, prandaj fshèhurazi, Zejnebi merr pasapòrtën e Sudes nga çanta e Selenës, më pas kërkon nga kjo e fundit që t’i shkojnë Aishes pranë për një vizitë pasi edhe ajo është në spìtal. Për të qenë atë ditë aty me Suden, Zejnebi ka kërkuar leje nga Meltemi që praktikisht është prònarja saj në punë. Meltemi shfrytëzon pozicionin që ka dhe duke i sqaruar se do ia heqë nga rroga atë ditë pune, ajo gjithashtu i sugjeron të mos kërkojë leje kaq shpesh.

Zejnebi hèdh tutje zemërìmin që i shkakton Meltemi dhe shkojnë bashkë me Suden për të takuar Aishen. Kjo e fundit, rrëfehet para Sudes, tregon që është gjyshja saj dhe përveç shòkimit që ai rrëfim i jep, Zejnebi i jep edhe shpresa Sudes, se ndoshta nuk do largohet për në Amerìkë, pasi gjyshja është familjar shumë më i afërt se Selena dhe mund t’a përfitojë ajo pasurinë. Zejnebi telefonon edhe Sinanin për t’i kërkuar ndihmë me situatën por Sinanin e ka zènë pèng një nga njerëzit e Mehdiut dhe nuk përgjigjet dot.