AMANETI/ Seheri qëllòhet me àrmè në ditën e dasmës

Jamani lexon në ditarin e Seherit të gjitha gjërat që ajo dëshiron të bëjë, për t’a jetuar jetën në maksimum dhe një prej të parave, është të shkojë me Jamanin në parkun me lodra për të rritur. Jamani thýen çdo mur mes tij dhe gëzimeve të tilla dhe shkon me Seherin në park. Në një prej lojërave që Seherit i ngjàll frìkë, ajo përqafohet shumë me Jamanin për t’u ndjerë më e mbrojtur, ndaj Jamani thotë me gojë plot se do vijnë më shpesh, meqë qenka kaq bukur. Por asgjë nuk mbaron me aq.

Pasi kthehen në shtëpi, Çiçeku e falenderon së tepërmi Seherin që i ka bërë dhuratën fustanin e nusërisë, ndërsa Seheri përjeton të njëjtin emocion si ajo, sepse edhe Jamani i ka bërë asaj dhuratë një fustan të bardhë nusërie, pasi Zijai ka shprehur dëshirën që të kishte dasëm dyshe bashkë me vëllanë e tij. Çdo gjë organizohet sipas dëshirave të nuseve që do martohen dhe të gjithë janë mëse të lumtur, derisa një i panjohur futet në mesin e tyre, i drejton àrmèn Seherit, e qëllòn atë dhe më pas largohet me vrap.

Seheri dërgohet me nxitim në ambùlancë ndërsa Jamani del për të kërkuar fàjtorin, duke qenë i bindur se e ka dërguar Azizi. E vërteta është që atë e ka dërguar Idrisi, i cili kërkon të japë shkakun e fundit që Jamani t’a vràsè njëherë e mirë Azizin. Ky i fundit, po e pret Idrisin në dhomën e tij për t’u ballafaquar me çdo gjë që ka mësuar, se sa kùrthet ia ka ngritur ai atij dhe Jamanit për t’u bërë ato àrmìq. Përveçse i pranon të gjitha, Idrisi në mënyrë mëse shòkuses për Azizin, pranon vràsjèn e babait të tyre.

Azizi e grùshton ende më shumë ndërsa ai rrëfen se gjithmonë ka vùajtur nèn hijen e tij, pasi prindërit e trajtonin vetëm Azizin si princin e familjes. Azizi tenton t’a vràsè pas gjithçkaje që ai thotë, por nuk e bën dot, vetëm e pèrzë nga familja dhe shtëpia. Sapo ròjet e hèdhin jashtë, Idrisi i dërgon mesazh Jamanit, ku i tregon ku ndodhet Azizi. Jamani vjet me nxitim dhe në ballafaqìmin me Azizin, nuk e beson që të gjitha i ka bërë Idrisi apo që ai shòkohet kur mëson se Seheri është plàgosur dhe ndodhet ende në operim.