AMANETI/ Seheri shtrohet në spítal në gjendje të réndë

Seheri dhe Jamani shkojnë për herë të parë në parkun me lodra edhe për të rritur, pasi kanë marrë vendimin që t’a shijojnë çdo ditë në maksimum. Ato kalojnë një kohë më të bukur se kurrë më parë por buzëqeshjet u vazhdojnë edhe pasi shkojnë në shtëpi, jo vetëm në park. Në shtëpi, Çiçeku fillimisht falenderon Seherin që i ka bërë dhuratë fustanin e nusërisë, më pas i tregon një tjetër kuti me një tjetër fustan nusërie, që është për Seherin, dhuratë surprizë nga Jamani.

Jamani dëshiron të plotësojë dëshirën e vëllait të tij për një dasëm dyshe, nga e cila merr shkas për t’u martuar edhe njëherë me Seherin, por kësja rradhe pa thënë se është thjesht dasëm formale. Përgatitjet vazhdojnë dhe përfundojnë në kohë, me çdo gjë siç e kanë kërkuar dhe ato dasma që bëhen njëherazi, sjellin një lumturi tepër të madhe të madhe tek të gjithë, derisa e paprítura shókuese ndodh: një person i panjohur qèllon drejt Seherit me àrmè zjàrri duke i shkaktuar asaj rénien në tokë, pà ndjenja.

Ai ia mbàth por Jamani është aq i bindur që pas tij qëndron Azizi, saqë nuk shkon në spítal me Seherin por vihet në ndjèkje të tij. Paralèlisht, Azizi ka zbuluar çdo gjë që ka bërë vëllai tij Idrisi dhe e fton atë në dhomën e tij për të biseduar, pa i thënë gjë çfarë ka zbuluar. Azizi e pret me grùshtime të përgjàkshme ndërsa Idrisi nuk mohon asnjërën prej gjërave që ai ka zbuluar. Për më tepër, Idrisi rrëfen një tjetër krím, ende shumë më të tmèrrshëm se kùrthet mes Azizit dhe Jamanit. Ai rrëfen, se e ka vràrè vetë babanë e tyre.

Azizi shókohet i tëri ndërsa Idrisi tregon se nuk e duron dot më faktin që Azizin e trajtonin si princ ndërsa atë jo, prandaj e vràu dhe ia hòdhi fàjin atij. Azizi nxjerr àrmèn për t’a qèlluar por nuk e bën dot, ndaj vetëm e pérzë nga familja dhe shtëpia. I frústruar që u dèbua si qèn, Idrisi i dërgon Jamanit mesazh vendndodhjen e Azizit dhe Jamani i shkon direkt me àrmè të drejtuar në kokë. Azizi i betohet se çdo gjë e ka bërë vëllai tij dhe shpreh shòkim kur mëson çfarë i ka ndodhur Seherit, ndërsa Jamani, për shkak të fjalëve të saj, nuk e qèllon dot Azizin.