Sekrete familjare/ Xhejlini sùlmon një person të pafàjshëm

Merveja vijon të qëndrojë përballë detèktiv Erenit, para të cilit tregon se si Inxhi mori pulovrën e saj natën e vdèkjes, bisedat e fundit që kanë bërë e çdo gjë tjetër. Detajet më të rëndësishme, telefonin e dytë dhe të dashurin shumë më të madh se vetja, Ereni i ndan menjëherë me Xhejlinin por ajo refuzon t’a besojë se motra saj ka jetuar një jetë të dyfíshtë. Ilgazi gjithashtu i dëgjon ato informacione por nuk qëndron më gjatë pranë tyre pasi vendos të ballafaqohet edhe njëherë me vëllanë e tij që po akùzohet për atë vràsjè.

Përballë Çinarit, në dhomën e màrrjes në pyetje, Ilgazi ngulmon se Çinari e njeh Inxhin pasi kanë qenë në të njëjtën shkollë dhe në të njëjtën moshë. Asnjë nga fjalët me të cilat tenton t’a bindë Çinarin të flasë, nuk funksionon. Çinari e mban gojën mbyllur dhe Ilgazi nuk bën dot asgjë për këtë, veçse bindet që Çinari po fshèh diçka, me shumë mundësi nga fríka e dikujt tjetër, gjë të cilën e pohon edhe para Erenit. Ky i fundit, vetëm pak minuta më vonë, qëndron përballë Parsit dhe gjithë ekipit të punës.

Parsi fillimisht sqaron se Ilgazi është shumë i devotshëm në punën e tij dhe se në këtë nuk ka askush dyshíme, por nénvizon faktin që ai është i përfshirë emocionalisht në ngjarjen që po hetojnë, prandaj për të mirën e tij, nuk duhet t’i japin atij fare informacione nga ato çfarë gjejnë dhe nëse dikush do tentojë t’a bëjë, do e gjejë veten tek dera. Sakaq, Xhejlini e humbet torùan nga dhímbja dhe informacionet bómbé që ka marrë atë ditë nga Merveja, si shoqja e ngushtë e motrës së saj të ndjerë.

Duke menduar faktin që ka pasur një të dashur të madh në moshë, ajo nis t’i súlmojë të gjithë burrat e moshës së dytë, në lagjen e saj. Ilgazi i shkon nga pas gjatë gjithë kohës, nga fríka se çfarë mund t’i bëjë dhímbja asaj dhe rrjedhimisht e ndan nga njerëzit që po súlmon. Xhejlini gjen forcën dhe futet brenda në shtëpi, ku nëna saj vijon të jetë në gjendje shòku dhe flet e vepron sikur nuk ka parë kùfòmën e së bijës atë mëngjes. Babai i Xhejlinit vjen në shtëpi dhe i gjen të gjithë duke qàrë. Në mënyrë trónditëse mëson për Inxhin por gruaja e tij sërish e mohon.