Fulja bisedon me Emrenë mbi vendimin e saj të ri, që të pranojë ofertën për punë që ka marrë në zyrën e prònave në lagjen e tyre. Emreja e mbështet por nuk e di se në të vërtetë, Fulja e ka pranuar atë punë për të qenë më në kontakt me vajzat që kërkojnë ndihmën e saj për të zbuluar se çfarë po kùrdisin djemtë kùndër tyre. Fulja e fillon punën dhe prònarja largohet pa e ditur se çfarë po bën ajo në të vërtetë. Dy vajzat e para që Denizi i sjell në zyrë, tregojnë që i njëjti djalë po i màshtron, duke u shprehur të dyjave dashuri.
Madje, ai ka arritur në atë gradë, saqë tek të dyja ka kërkuar dorën për fejesë, duke qenë i shoqëruar edhe nga prindërit e tij. Gjatë kohës që Fulja tenton t’a zgjidhë atë situatë aq të ngàtërruar, Meltemi kërkon nga Zejnebi që ajo të mos flejë më gjatë në shkollë, pasi do e shikojnë punonjësit dhe prindërit, gjë që nuk do ishte aspak e hijshme për institucionin. Zejnebi e mirëkupton, pa e ditur fare që në të vërtetë, Meltemi po ia punon pas shpine. Sapo Zejnebi largohet duke aprovuar, Meltemi nxjerr kthètrat.
Ajo futet fshèhurazi në zyrën e Zejnebit dhe me një USB, vjèdh të dhënat e saj më të rëndësishme që i ruante me besim, në një kompjuter pa fjalëkalim. Zejnebi ndërkohë ka arritur të akomodohet në një hotel të lirë, mëse e mèrzitur që nuk ka një vend të mjaftueshëm për të marrë pranë vetes fëmijët. Personi nga i cili u nda së fundmi në një formë aspak të lehtë, Sinani, në ato momente po përfundon misionin e tij, që është edhe shkaku përse u nda Zejnebi nga ai. Pa hezitim, Sinani niset për në shtëpinë e vajzës me të cilën po flìrton.
Ajo e mirëpret sëbashku me babanë e saj, ndërsa Sinani, për t’a zènë babanë e saj, shkon fshèhurazi në zyrën e tij dhe i vendos një përgjùes. Duke sàjuar një jùstifikim se gjòja ka nënën të sëmùrë në spìtal, Sinani largohet që aty dhe menjëherë hèdh në mbèturina telefonin, në të cilin ka numrin që vajza e telefonon gjatë gjithë kohës. Me aq, Sinani e mbyll misionin e tij ndërsa të nesërmen në mëngjes, e fillon ditën me një tjetër mision, duke i shkuar Zejnebit në hotel që të fitojë faljen e saj.