Nedimi vjen në shtëpinë e Jamanit, ku takohet rastësisht me Nanën. Ai ndalon për t’a përshëndetur dhe një pëlqim që i lind menjëherë, bën që ai t’a zgjasë më shumë se normalisht bisedën me të. Pas asaj bisede, ai shkon në zyrën e Jamanit, ku ky i fundit ende i mban qëndrim. Nedimi thotë me bindje se e di që Jamani e shikon atë si përgjegjës për vdèkjèn e Seherit, por gjithashtu betohet se nuk ka pasur gjë më shumë në dorë për t’a mbrojtur. Jamani nuk e vazhdon më tepër atë bisedë, por fuksohet tek puna.
Sakaq, punën po bën edhe vëllai i tij i pazbuluar ende, Aliu. Ai, sëbashku me Dujgunë po marrin në pyetje personin që e plàgosi Dujgunë por që qëllim kishte vràsjèn e Aliut. Qëllimisht, ai e ngàcmon Aliun, se si gjòja ai është aq i páaftë saqë e mbrojti një femër. Aliu i vërsùlet por Dujgu e ndan prej tij dhe e largon të búrgosurin. Mëse i névrikosur, Aliu ulèret, kërkon që Dujgu të mos e prekë asnjëherë më me dorë dhe thotë me gojën plot se do preferonte të vdíste, para se të mbetej bòrxh tek ajo.
Vetëm pak çaste më vonë, kur të gjithë ndodhen në zyrë, eprori i tyre lajmëron se brenda tre ditësh, Dujgu duhet të jetë e transferuar në zyrën paralèle që kanë në Ankàra. Vollkani shpreh mérzi që ajo po largohet ndërsa Aliu thotë se kjo është më e mira e mundshme për t’u bërë. E dashura e tij Jamuri, mendon me vete se ai largim do jetë shumë i dobishëm për të, pasi sipas saj, Dujgu po shfrytëzon çdo mundësi për t’ia bërë lémsh mendimet Aliut. Ndërkohë, në shtëpinë e Jamanit, Nana po rregullon një lodër të Jusufit, kur pranë i shkon Jamani.
Ai e shikon me shumë çudi, ndaj Nana e pyet përse ai është aq paragjykùes. Para se Jamani të përgjigjet, Idrisi telefonon Nanën por Jamani pándeh të jetë telefoni i tij dhe përgjigjet. Në anën tjetër të telefonit dëgjohet zëri i Idrisit i cili tmèrrohet kur kupton se kush i është përgjigjur. Ai e mbyll me të shpejtë telefonatën ndërsa Nana, e cila e ka rregjistruar numrin e tij si ‘Sulejmani’, e ritelefonon, híqet sikur është një mik i vjetër dhe kësaj rradhe, në atë telefon përgjigjet Kazimi, jo më Idrisi.