Nebahati mëson në mënyrë shokuese nga Ajla se për vdekjen e Resulit, është fajtore Suzana, madje edhe se është arrestuar. Akifi pa hezitim nxiton të shkojë pranë Suzanës, duke e lënë Nebahatin me një krizë xhelozie.
Sado që i përgjërohet, ajo nuk ia del që t’a mbajë pranë vetes. Në komisariat, Akifi mbush Suzanën me shpresë se do e lirojë shumë shpejt që aty, më pas takohet sërish me Nebahatin, e cila i tregon se grabitjen në shtëpi ia ka organizuar ajo me Resulin.
Të dy kuptojnë njëherazi se atë video, e paska ruajtur Kaani. Pa e menduar dy herë, Akifi i shkon në shtëpi, e rreh dhe e dëbon, sado që Kaani i mohon akuzat. Ndërkohë, Asija zgjohet dhe është shëndoshë e mirë.
Teksa gëzohen për Asijen, Berku hidhërohet për babanë e tij, mirëpo nuk qan dot aspak. Dhembja tij kalohet totalisht në heshtje, pa pranuar të ketë pranë as Ajbikenë as ndonjë tjetër.