Për familjen time/Nebahati i përgjërohet Akifit për ribashkim

Nebahati mëson nga Ajla se Suzana është akuzuar për vrasjen e Resulit dhe është në burg. Pa humbur kohë Akifi shkon pranë Suzanës duke e lënë në shtëpi Nebahatin e cila po çmendet nga xhelozia.

Edhe pse i lutet që mos ta bëjë nuk ia arrin që ta bindë. Sakaq, në rajonin e policisë Akifi ka shkuar pranë Suzanës dhe i thotë se nuk duhet të shqetesohet pasi do e lirojnë shumë shpejt dhe ai do bëjë çdo gjë për këtë punë.

Mirëpo pasi ai del nga aty shkon në shtëpi dhe takohet me Nebahatin e cila i rrëfen atij se organizatorja e grabitjes së shtëpisë së tij ka qenë nga ajo dhe Resuli. Akifi e kupton që atë video e ka Kaani dhe menjëherë niset për tek shtëpia e tij.

Ai pa hezituar niset drejt shtëpisë së tij dhe nis ta dhunojë atë edhe pse Kaani i mohon të gjitha akuzat. Nga ana tjetër, Asija zgjohet dhe është shëndosh e mirë. Por në të njëjtën kohë teksa të gjithë gëzohen është Berku i cili mërzitet për babin e tij.