Doruku e shikon Asijen me dyshim ndërkohë që ajo përpiqet të fshehë plàgën dhe insiston se nuk ka asgjë por ai po panikoset pa arsye. Ndërkohë që ato bisedojnë, Tollga merr nga e infìltruara tij fotografinë e Asijes me djaloshin e ditëlindjes, ku ajo është marrë me dhùnë për foto por në foto ngjan sikur mes tyre ka diçka intime. Tollga ia tregon të parës Harikës, e cilës gëzohet së tepërmi dhe gjithashtu e nxit të mos presë fare por të kalojë në etapën e dytë të planit, duke e shpërndarë gjithandej.
Në rrjetet sociale të pjesës më të madhe të shkollës, do qarkullojë ajo foto brenda fare pak sekondash. Fotos i është bashkangjitur një koment i pahijshëm dhe i pari që kërkon llogari se çfarë po ndodh, është Doruku. Ai zhgënjehet nga Asija që mbrëmjen e kaluar i tha se do flinte herët ndërsa Asija nuk flet fare kur e shikon atë foto, vetëm largohet mes lòtësh. Për shkak se mësimi ende nuk ka mbaruar, ajo nuk do mund të largohet shumë, ndaj shpejt e gjen veten përballë Omerit, Ogulxhanit dhe Dorukut.
Pranë vetes ka edhe Ajbykenë, me të cilën njëherazi i shpjegon të treve se çfarë ka ndodhur natën e kaluar. Në korridorin e shkollës ndodhen të gjithë nxënësit sepse janë në pushim ndaj Tollga pret që Asija të përfundojë shpjegimin, që të fillojë me komentet e pakëndshme mbi moralin e saj. Fjalët e tij do sjellin reagimin e menjëhershëm të të tre djemve, që nisin t’a grùshtojnë derisa i ndan drejtori i shkollës por sërish, Tollga nuk ankohet për to, pasi do që çështjen t’a zgjidhë vetë deri në fund.
Sakaq, lajmi mbërrin deri tek Kadiri, i cili sëbashku me Dorukun gjen adresën e shtëpisë ku ka ndodhur ngjarja e mbrëmshme dhe shkojnë të mësojnë se si qëndron e vërteta e màshtrimit të Asijes me Ajbykenë. E vetmja gjë që Tollgën e çudit, është fakti që Berku i kërkon të mos e përfshijë më Ajbykenë në asnjë hàkmarrje. Ai kupton se Berku ka rënë në dashuri, e përqèsh për këtë si dhe i betohet se do e ndihmojë të dalë sa më shpejt nga ajo situatë, sepse sipas tij, Berku është një i shkretë që dashuron një të vàrfër.