PREMTIMI/ Xhavidana merr një telefonatë nga Xhemreja

Kemali ka kuptuar dhe pranuar se Narinin nuk e do vetëm për të fituar kujdestarinë e Masallit por për të kaluar një jetë të tërë me të, ndaj dhe irritohet shumë që nuk e gjeti guximin t’ia shprehte dashurinë asaj. Teksa e shikon duke bërë video-urimin me Masallin, ai emocionohet ende më shumë, pasi qëndron vetë pas kamersë me të cilën po i filmon. Megjithatë, është i vendos të mos heqë dorë nga rrëfimi para saj, sepse brenda fare pak ditësh do jetë gjyqi Masallit dhe ai mund të mbetet vonë për t’u rrëfyer.

Për t’ia shprehur, ai mendon t’i dhurojë një unazë me gur por nuk ia jep dot vetë përballë, ndaj ia lë në një cep të dhomës, me shpresën se ajo do e shikojë vetë dhe do e kuptojë vetë, por nuk ndodh. I panìkosur, Kemali e merr nga dhoma kutinë me unazë dhe e dërgon në një tjetër vend, në sallonin e shtëpisë. Këtë fragment sekondi, e shikon edhe Oja. E zemërùar pafund që ai po mendon një të ardhme të vërtetë me Narinin, Oja i afrohet për t’a kritikuar e për t’i kërkuar të kthjellohet sepse sipas saj, diçka e tillë nuk duhet të ndodhë.

Mirëpo, fjalët e saj vetëm sa e nxisin Kemalin ende më shumë për tek Narini. Ai ngre zërin pa e kuptuar dhe thotë se shpejt do e gjejë guximin t’i kërkojë Narinit të mos largohet nga shtëpia pasi është dashuruar në të. Fjalët e Kemalit me ton të ngritur, i dëgjon edhe Narini, e cila buzëqesh dhe përlòtet nga lumturia. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Xhavidana. Ajo është e vetme kur merr një telefonatë të papritur, nga një numër i panjohur. Përtej telefonit qëndron Xhemreja, e cila është e mbushur me dëshirë për hàkmarrje ndaj Xhavidanës.

Ajo nuk flet fare, por vetëm krijon zhurmë në telefon me çdo gjë që ka pranë vetes, aq sa Xhavidanës i shkakton dhìmbje veshi. Duke menduar se e kanë telefonuar gabim, ajo e mbyll telefonin dhe nuk dyshon tek askush. Çaste më vonë, Xhemreja i vë flàkën tapetit të shtëpisë së Talazit, por ky i fundit vjen në kohë për t’a shuar zjàrrin. Ndërkohë, larg Xhavidanës, në dhomën tjetër, Gylsymi dhe Zejnebi po vazhdojnë me video-urimet për Rejhanin, që ende nuk di asgjë se çfarë po përgatisin për të.