PREMTIMI/ Narini dëgjon deklaratën që Kemali bën para Ojës

Kemali i bën një video vajzës së tij, Masallit, që qëndron e ulur në prehrin e Narinit. Ato të dyja përgatisin urimet e tyre për shtatzëninë e Rejhanit, për të cilën po mbledhin video-urimet e të gjithëve, që t’i bëjnë një surprizë Rejhanit. Gjatë fjalimit të Narinit, Kemali mendon me vete momentin që ajo do largohet, sepse ai nuk ka gjetur ende guximin t’i thotë se martesa për të, nuk është aspak formale por totalisht e ndjerë dhe emocionale, sepse do që të jetë me të. Për faktin që nuk e gjeti guximin, ai zemërohet me veten e tij.

Megjithatë, nuk heq dorë nga përpjekjet. Ai blen një unazë dhe vendos t’a lërë në një cep të dhomës, që Narini t’a shikojë dhe t’a kuptojë se është për të por Narini nuk e shikon. Ajo hyn e del nga dhoma por në asnjë çast nuk e vëren kutinë e kuqe që po e pret atë. I pashpresë, Kemali e merr kutinë që aty dhe e vendos në një vend më të dukshëm në sallon. Teksa e bën këtë i panìkosur, atë e shikon motra e tij Oja, që tanimë ndjen vetëm urrèjtje për Narinin dhe është e mbushur me dëshirë për hàkmarrje.

Ajo kupton se vëllai saj është dashuruar kokë e këmbë dhe për këtë, e merr atë veçmas që t’a qortojë, se si mund të ketë ndjenja të tilla kundrejt një vajze që sipas Ojës, i ka màshtruar. Oja tenton t’a ndalojë rrëfimin e Kemalit dhe teksa Kemali i përgjigjet me gojën e tij duke thënë se e do Narinin dhe nuk e pranon dot që ajo t’i largohet nga shtëpia, Narini e dëgjon. Ajo qëndron në heshtje dhe përlòtet por nga gëzimi e lumturia. Paralelisht, dy persona të tjerë janë shumë të lumtur, ndonëse në formë tjetër.

Ato janë Zejnebi dhe Gylsymi, që i bëjnë video njëra tjetrës me rradhë, për të mbetur kujtim në surprizën që po i bëjnë Rejhanit. Teksa ato shprehin fjalët më të mira për të, Rejhanin po e shoqëron Emiri për në shkollë. Ajo i rikthehet shkollës ndërsa Emiri kompanisë, por shumë shpejt pasi shkon në kompani, ai merr një telefonatë nga Rejhani që i përgjërohet që t’a marrë sa më shpejt nga shkolla. Emiri shkon me një frymë pranë saj dhe tepër i panìkosur por mëson se Rejhanit thjesht i vjen për të vjellë sepse në shkollë kanë lyer me bojë.