AMANETI/ Jamani çuditet nga sjellja e Nanës

Feriti futet në dhomën e nënës së Ardës, gruas që pretendon që ai të jetë babai i fëmijës së saj. Të dy e dinë të vërtetën, që ai nuk është djali i Feritit, por ky i fundit e kupton arsyen përse ajo ka gënjyer dhe përpiqet t’a qetësojë duke i thënë se do kujdeset për të dhe djalin e saj, edhe pse nuk ka asnjë detyrim, mjafton që ajo të tregojë të vërtetën edhe para një personi tjetër, që është Aisheja. Feriti largohet nga dhoma duke e lënë gruan të vetme për pak minuta dhe gjatë atyre minutave, ajo telefonon Xhemilin, babain e vërtetë të djalit të saj.

Sado që i tregon se po vdes dhe ai duhet të marrë përsipër djalin e tij, ai nuk pranon t’i marrë përgjegjësitë që i takojnë. E frikësuar se Feriti mund të kthehet nga fjala tij, ajo e gënjen Aishen dhe i thotë se Arda është i Feritit. Ky i fundit, irritohet pafund dhe kërkon të bëhet analiza e ADN-së, gjë që ajo e pranon pa hezitim sepse shoqja saj e ngushtë punon në laboratorin e analizave. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana, e cila përpiqet të ndalojë Jamanin që të mos shkojë në mbledhje por nuk i thotë dot hapurazi se në atë zyrë do ketë bòmbè të vënë.

E panikosur nga Jamani që i drejtohet derës për të dalë, ajo e kap nga krahu dhe i thotë se nuk mund të largohet pasi ajo nuk është mirë me shëndet dhe ai duhet të qëndrojë për t’u kujdesur për Jusufin. Ndonëse fillimisht e beson, Jamani e shikon vetëm pak çaste më vonë duke luajtur me Jusufin, ndaj këmbënguljen e saj për të qëndruar, nis t’a keqinterpretojë në mendjen e tij, duke pandehur se ajo ka rënë në dashuri. I sikletosur edhe pafund, Jamani sërish i drejtohet derës për t’u larguar dhe sërish i del para Nana.

Ajo i thotë se është e detyruar t’a mbrojë siç e ka mbrojtur edhe ai, ndërsa Jamani largohet duke thënë se nuk ka kohë për budallëqe. Vetëm pak sekonda para se ai të futet në makinë për t’u larguar, Nedimi e telefonon dhe i thotë se mbledhja është anulluar pasi është zbuluar se në atë zyrë ka pasur bòmbè të vënë. Jamani shokohet dhe urdhëron të fillojnë kërkimet menjëherë, gjë për të cilën Nedimi ka rënë në gjurmët e Idrisit. Në atë moment, ky i fundit po màllkon Nanën, si fajtorja e vetme që plani dështoi.