AMANETI/ Nana parandalon vdèkjen e Jamanit

Jamani nuk dyshon asgjë tek Nana por Nana e shikon atë plot dyshime, duke mos ditur si mund t’a pyesë nëse ai do shkojë në mbledhjen e organizuar apo jo. Ajo përpiqet t’a ndalojë, duke menduar se ai po ecën me këmbët e tij drejt vdèkjes, në një kohë që Idrisi dhe Kazimi nuk i ndalojnë për asnjë çast planet e tyre kundër tij. Duke e parë veten që nuk ka asnjë mundësi për t’a ndaluar Jamanin në mënyra të tërthorta, ajo zgjedh versionin e drejtëpërdrejtë dhe e kap atë nga krahu, teksa ai i drejtohet derës.

Jamani e shikon shumë me çudi ndërsa ajo i thotë se nuk është fare mirë, ndaj ai nuk mund të largohet sepse nëse asaj i ndodh diçka, Jusufi do mbetej i vetëm. Për një çast, Jamani ndalon dhe qëndron në shtëpi, duke e vonuar mbledhjen ku ka zgjedhur të marrë pjesë, por shumë shpejt, ai e dëgjon Nanën tek luan fare normalisht me Jusufin dhe i thotë atij se është mirë, nuk ka asnjë shqetësim. Këmbënguljen e saj që të mos shkojë në mbledhje, Jamani e keqkupton dhe në mendje rikthen çastet kur ajo e ka përqafuar.

Sërish ai i drejtohet derës për t’u larguar por kësaj rradhe, Nana i del përpara me trup dhe i thotë se po përpiqet t’a mbrojë ashtu siç ai e ka mbrojtur. Në atë moment, Jamani merr një telefonatë nga Nedimi. Ai i tregon se mbledhja është anulluar dhe se arsyeja është pikërisht vënja e një bòmbè. Nedimi dyshon se pas asaj bòmbè qëndron Idrisi ndaj dhe Jamani kërkon që të fillojë investigimi menjëherë, duke u betuar se do ia màrrë jetën Idrisit nëse vërtetohet që ka qenë ai.

Nga ai kërcènim, Nana frikësohet, duke menduar Jusufin të vetëm nëse Jamani përfundon në bùrg. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Feriti, i cili arrin t’a bindë gruan e sëmurë se ajo duhet të tregojë të vërtetën para Aishes, sepse sidoqoftë ai do kujdeset për djalin e saj. Fillimisht ajo bindet dhe telefonon babanë biologjik të djalit të saj për t’i kërkuar të marrë rolin që i takon. Pasi ai refuzon, ajo frikësohet për të ardhmen e të birit dhe për t’a detyruar Feritin të kujdeset për të, ajo e gënjen Aishen dhe i thotë se Feriti është babai i fëmijës së saj.