Ajbykeja mèrzitet shumë që nuk shkon dot për vete në kolegj, pasi e di që nga shkolla e thjeshtë ku ajo studion, nuk do ketë dot një të ardhme të mirë. Ajo e shpreh mèrzinë para nënës dhe vëllasë, duke thënë hapurazi se nuk do që jeta t’i përfundojë si jeta e prindërve të saj. Edhe pse Ogulxhani i kërkon Ajbykesë të heshtë, Shengyli e mirëkupton dhe uron me shpirt që e bija të mos ketë të njëjtin fat. E vendosur për të jetuar për fëmijët, Shengyli përdor paratë që Suzana ka sjellë për fëmijët.
Ajo u premton fëmijëve se do i rregjistrojë menjëherë që atë ditë në shkollë, me paratë të cilat i jùstifikon duke thënë se i ka mbledhur gjatë jetës. Fëmijët lumturohen pafund, ndaj Shengyli shkon që atë ditë në shkollë dhe paguan rregjistrimin e tyre. Kur kthehet në shtëpi, ajo i tregon Orhanit të vërtetën e parave dhe e shpjegon se po t’ia kishte dhënë Kadirit, e sigurt që ai do ia kthente mbrapsht Suzanës. Megjithatë, Orhani nuk pranon t’i përdorin ato para. Ai përgatitet të shkojë në shkollë për t’a tërhequr mbrapsht pagesën por rastësisht dëgjon fëmijët duke folur për të, se si nuk do ia falnin nëse ai do i largonte nga kolegji.
Orhani kthehet mbrapsht dhe nuk diskuton asgjë me fëmijët, përveçse u uron suksese. Në anën tjetër ndërkohë, shèrbëtorja e re që ka filluar punë në vilat e familjes së Akifit, gjen një vëth. Ajo e merr dhe ia dòrëzon Nebahatit, duke pàndehur të jetë e saj, por nuk është. Ai është vëthi i Suzanës që i ka rënë dhe ajo nuk e ka kuptuar ende. Nebahati bindet se Akifi po e tràdhton dhe duke mos e ditur se e tràdhton me Suzanën, e thërret këtë të fundit për të ndarë me të hàllin që i ka rënë mbi kokë.
Suzana i sugjeron të qetësohet e të presë ndonjë shpjegim nga Akifi por sapo Nebahati largohet, Suzana telefonon Akifin dhe i tregon se çfarë po ndodh, që të mund të gjejnë një zgjidhje për atë situatë. Ajo ditë kalon, ndërsa të nesërmen, në shkollën e Akifit, shkojnë edhe fëmijët që ai u dha bursë, si dhe kushërinjtë e tyre. Në një klasë me fëmijët e Akifit, Doruku i përtàll pafund dhe u kërkon të bëjnë gjëra pòshtëruese duke i premtuar se për çdo veprim do ia zbresë nga bòrxhi që i kanë, ndërsa motra e tij Melisa, i mirëpret dhe madje i fton në ditëlindjen e saj.