PREMTIMI/ Rejhani zgjedh Gylsymin para Emirit

Narini rikthehet në punën ku ka qenë, si kamariere dhe për këtë nuk e lajmëron fare Kemalin. Ai e mëson rastësisht kur shkon të drekojë me një tjetër biznesmen, me të cilin pretenton të firmosë një marrëveshje me shumë rëndësi. I irrìtuar nga Narini, Kemali i shkon veçmas për t’a pyetur se çfarë po bën dhe për t’a krìtikuar se si kjo mund të ndikojë në kùjdestarinë e Masallit por Narini i përgjigjet duke i thënë se i ka bërë kërkimet e duhura dhe nuk do ndikojë fare tek gjýqì për kùjdestarinë.

Kemali rikthehet në tavolinë por për shkak se ai nuk e prezanton Narinin si gruan e tij, kolegu përballë merr lìrinë e mjaftueshme për t’a komentuar bukurinë e Narinit. Kemali irrìtohet aq shumë nga ato fjalë, saqë dèbaton dhe e prìsh marrëveshjen me të. Gjatë asaj kohe, Narini ndodhet në pjesën e kuzhinës. Asaj i shkon pranë paprìtur Erhani, i cili kërkon llogari nga ajo për heqjen dorë nga seminari në Berlin. Duke kërkuar llogari me ulèritje, Erhani tregon edhe që e ka parë në kompani se si i shkonte nga pas Kemalit.

Ai guxon t’a quajë Narinin femër pà dinjitet por me ato fjalë, vetëm bën që Narini t’i përgjigjet me shpùllë në fytyrë. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Emiri. Ai merr një telefonatë nga Seferi, ku ky i fundit i kërkon ndjesë që ende nuk e ka zbuluar vendin ku e ka lënë Nigari orën e vjèdhur. Seferi e beson që ajo e ka vjèdhur dhe i ka premtuar Emirit se do ia tregojë vendin, por tani Seferi thotë se Nigari nuk e pranon ende që e ka vjèdhur, vetëm qàn dhe thotë se nuk e ka bërë ajo. Fjalët e Seferit, ndikojnë së tepërmi tek Emiri.

Ai vendos të flasë me Gylsymin, t’i kërkojë t’a pranojë se e ka vjèdhur, dhe nëse ajo do i premtojë se nuk do bëjë më diçka të ngjashme, ai do ia hedhë krahëve dhe askush nuk do e mësojë që e ka bërë ajo. Rejhani e dëgjon, shòkohet dhe prìsh marrëdhënien me Emirin që e shikon si shumë fàjtor. Shumë shpejt, pajtimin e tyre do e mundësojë Zejnebi, e cila vendos t’i tregojë Zejnebit të vërtetën, që orën e ka vjèdhur Gylsymi. Mëse e tùrpëruar, Rejhani vrapon për tek Emiri që t’a përqafojë e të pajtohen.