Për familjen time/ Fëmijët nuk priten aspak mirë në shkollë

Shèrbëtorja e re që Nebahati punëson pas vdèkjes së Hatixhesë, gjen një vëth në shtëpinë e tyre verore. Ajo nuk e di se vëthi nuk është i Nebahatit, prandaj ia dòrëzon pa e kuptuar se çfarë do shkaktojë. Nebahati nuk reagon para saj por shèmbet e tëra përbrenda dhe më e trìshtuar se kurrë, telefonon Suzanën për t’u takuar. Ato takohen dhe Nebahati i tregon vëthin, duke treguar dhe bindjen që ka krijuar se Akifi po e tràdhton. Më në sìklet se kurrë, Suzana përpiqet t’ia heqë mendjen duke thënë se ndoshta gjithçka është një kèqkuptim.

Menjëherë pas largimit të Nebahatit, Suzana telefonon Akifin, e fton në takim dhe i tregon atij se çfarë po ndodh, në mënyrë që të gjejnë ndonjë zgjidhje para se Nebahati të shpèrthejë. Ndërsa në anën tjetër, Ajbykeja është tùnduar nga oferta Akifit për Omerin dhe Asijen. Ajo është e trìshtuar që për vete nuk shkon dot në kolegj dhe hapurazi, para nënës dhe vëllasë së saj, shprehet se nga shkolla e lagjes ku ajo shkon, nuk do ketë kurrë një të ardhme të mirë dhe do përfundojë duke jetuar gjithmonë si prindërit e saj. Ogulxhani e krìtikon për mënyrën si po flet në sy të nënës së tyre por nëna e tyre e kupton të bijën.

Ajo gjithashtu ndjen kèqardhje dhe vetë, me ngulm, i kërkon Ajbykesë që të mos e lejojë t’i përfundojë jeta në të njëjtën formë. Për t’i dhënë një të ardhme më të sigurt, Shengyli përdor paratë që Suzana ka sjellë për fëmijët. Ajo u thotë se i ka grumbulluar për gjatë gjithë jetës dhe fëmijët e besojnë. Shengyli bën rregjistrimin në kolegj por para Orhanit, ajo tregon të vërtetën e parave. Orhani frùstrohet së tepërmi dhe nuk i pranon jùstifikimet e Shengylit se po t’ia jepte paratë Kadirit ai do i kthente siç bëri tek Akifi.

Ai tenton të dalë nga shtëpia për të tërhequr paratë e për të anùlluar rregjistrimin por dëgjon Ajbykenë tek i thotë Ogulxhanit se nuk do ia falte kurrë babait të tyre nëse do u dilte kùndër për kolegj, ndaj Orhani tërhiqet. Fëmijët shkojnë në kolegj menjëherë të nesërmen por nuk do mirëpriten aspak nga fëmijët e familjeve të pasura. Mes tyre, Doruku do i japë Ogulxhanit dhe Omerit detyra pòshtëruese, në këmbim të heqjes së bòrxhit, ndërsa motra e tij Melisa, i mirëpret dhe i fton në ditëlindjen e saj.