Kadiri shkon të bisedojë me Mehmetin, personin me të cilin është përzier Ogulxhani me Omerin. Mehmeti nuk e pranon kërkesën e Kadirit për t’ia paguar paratë me këste dhe për më tepër, dètyrohet të pranojë të plàgosë me thìkë një person, për t’i dhënë atij një mesazh nga Mehmeti. Kadiri shkon para atij personi por vetëm i tregon çfarë i kanë kërkuar t’i bëjë dhe i sugjeron t’ia mbàthë që aty. Ndërsa para Mehmetit, Kadiri thotë se e kreu atë punë. Mehmeti që e di të vërtetën, merr masa menjëherë dhe dërgon njerëz për të plàgosur Kadirin.
Ai ia shton bòrxhin duke ia çuar në plot 50 mijë lìra dhe e lë të plàgosur në mes të rrugës. Kadirin do e gjejë Melisa rastësisht, e cila i shkon pranë në ndihmë dhe për më tepër, e shoqëron deri tek shtëpia e shokut të ngushtë, tek Mazllumi. Aty, Melisa ofrohet t’ia japë paratë që i duhen për të shpëtuar por Kadiri përveçse refuzon, edhe e dèbon që aty. Gjatë asaj kohe, motrat, vëllai dhe kushërinjtë e tij po vàjtojnë heqjen e Orhanit nga puna dhe fëmijëve nga shkolla dhe për herë të parë, Shengyli me Orhanin mësojnë arsyen përse.
Shengyli nuk pranon dot që të pasurit t’i hèdhin në rrugë si asgjë, prandaj merr Ajbykenë me vete dhe shkon në restorantin ku në ato momente po drekojnë të gjithë sëbashku. Edhe pse janë me bashkëshortët reciprokë në krah, Akifi sërish e ngàcmon shumë Suzanën, aq sa ajo ndihet shumë në sìklet dhe lehtë i kërkon të ndalojë. Në atë drekim të rëndësishëm me investitorë të huaj, Shengyli me Ajbykenë do u shkojnë paprìtur, që Ajbyke të kërkojë falje, duke thënë dètyrimisht se ka shpìfur dhe ato nuk i ka parë duke u puthur.
Nebahati ndihet e tùrpëruar dhe i merr veçmas, jashtë restorantit. Ajo, përveçse nuk i pranon kërkesat e tyre për falje dhe rikthim në shkollë e punë, edhe i ofèndon. Shengyli nèvrikoset aq shumë, saqë lë Ajbykenë mënjanë dhe lehtë i pëshpërit në vesh Nebahatit se ajo nuk e njeh aspak bashkëshortin e saj që është një vràsès gjàkftohtë. Për t’ia vërtetuar fjalët që po thotë, ajo e fton në shtëpinë e saj dhe Nebahati shkon, menjëherë pas drekimit. Ajo shikon videon e Akifit duke shtýrë Veliun nga ndërtesa e lartë me sytë e saj dhe shòkohet që Shengyli po tregonte të vërtetën.