Songyli nuk duron në shtëpi pasi shikon videon e Orhanit duke u argëtuar me Gonylin por i bastis në lokalin ku ndodhen dhe i turpëron të dy. Por Gonyli sërish nuk heq dorë. Të nesërmen në mëngjes, ajo i bën dhuratë makinë Orhanit.
Me justifikimin se i duhet për të transportuar porositë e lokalit, ai e pranon. Por edhe Shengyli nuk qëndron duarkryq. Ajo lë mënjanë mërzinë dhe vendos të ecë në jetë, duke filluar punë në kompaninë e Akifit.
Sakaq, në shtëpi ndodhen ende fëmijët. Harika, e cila u përgjërua që të jetonte në shtëpizën e Omerit, Asijes dhe Emelit, tanimë nxjerr vetëm ankesa për mungesën e kushteve apo të ushqimeve të bollshme.
Por fati vijon të jetë kundër saj dhe sapo shkon në shkollë, përballet me një përtallje shumë të rëndë që Emiri dhe motra tij i bëjnë asaj, aq sa e përlotin në mesin e të gjithëve.