Për familjen time/Suzana i kërkon falje personit që lëndoi padrejtësisht

Kaani e lë veten të zhytet në mërzinë që i shkaktoi Akifi me mohimin që i bëri dhe për shkak të asaj mërzie, ai u flet njerëzve të panjohur aq rëndë, saqë përfundon në sherre që sjellin konfrontime fizike.

Paralelisht, dikush tjetër rrezikon të mohohet nga prindi. Ajo është Ajbike, e cila vijon t’a mbrojë Berkun dhe dashurinë që ka me të, edhe pse Shengyli e urdhëron të ndahet prej tij.

Omeri, i cili shkujdesshëm përmendi lidhjen e Ajbikesë me Berkun në prezencë të Shengylit, kërkon ndjesë dhe Ajbike e fal. Mirësia tij prek edhe Kaanin, të cilin e shikon të nesërmen duke e dorëzuar bosh fletën e provimit.

Omeri e bën të pranojë që të studiojnë sëbashku për provimin e rradhës dhe pas asaj ftese të ëmbël, Kaani merr edhe një ftesë nga Suzana, e cila i kërkon falje që ai u përfshi në hakmarrjen që ajo kishte ndaj Akifit.