Për familjen time/Shengyli tmerrohet nga ajo që mëson për të bijën

Shengyli mëson rastësisht nga një bisedë që përgjon, se vajza saj është në një lidhje dashurore me Berkun. Ajo irritohet pafund, e merr veçmas për të biseduar dhe kur kupton se Ajbyke nuk po heq dorë nga ai, ajo e kërcënon se do e mohojë.

Po atë natë, gjëra të tjera të rënda do ndodhin në anën tjetër, aty ku Kaani ndodhet i vetëm. Për shkak të mërzisë, ai u flet njerëzve ashpër aq sa përfundon në një përleshje fizike.

Të nesërmen në shkollë, Omeri vëren se Kaani nuk është mirë dhe se letrën e provimit e dorëzoi bosh, ndaj i shkon nga pas dhe e bën të pranojë që të studiojnë sëbashku për provimin e rradhës.

Po atë ditë, Kaani do marrë edhe një tjetër ftesë. Ftesa e rradhës i vjen nga Suzana, e cila përtej asaj çfarë bëri, kërkon falje që ai u ndikua nga diçka që duhej t’a paguante vetëm Akifi.