PREMTIMI/Emiri dyshon në dashurinë e Rejhanit për të

Oja arrin të futet mes dy të dashuruarve në heshtje, mes Kemalit dhe Narinin. Kemalin e bind gjoja se Narini kërkoi vetë t’a thërrisnin Pelinin e t’a linin atë të vetme me Kemalin ndërsa Narini bindet se Kemali ka dashur vetë të rrinte me të.

Zemërimi mes tyre zë vend mjaftueshëm sa mes tyre të krijohet një hendek. Sakaq, Rejhani lë pa fjalë Emirin, duke thënë se pranon të birësojnë një fëmijë tjetër por assesi që t’a heqë atë që ka brenda vetes.

Rrezikimi që Rejhani i bën vetes çdo moment e më tepër që kalon, ia heq toruan Emirit, aq sa ai nuk flet dot më asnjë fjalë atë natë, sepse nis të dyshojë dashurinë që Rejhani ka për të.

Të nesërmen në mëngjes, pa i treguar se ku po shkojnë, ai e dërgon pranë varrezave dhe e pyet nëse do ishte po aq e qetë në rast se ai do vdiste por Rejhani nuk e imagjinon dot dhe vetëm qan.