Rejhani e lë pa fjalë Emirin duke i thënë se është dakord për të birësuar fëmijë por të dytin ose të tretin, jo se do heqë dorë nga ai që ka brenda vetes. Nga frika se çdo moment ajo rrezik të vdesë, Emiri thuajse humbet toruan.
Të nesërmen në mëngjes, Rejhani zgjohet e vetme në shtrat por shumë shpejt Emiri i shkon pranë dhe i kërkon të bëhen gadi për të shkuar në një vend, të cilin do e mësojë kur të mbërrijë. Ato sëbashku, mbërrijnë para varrezave.
Emiri, me lot në sy, e pyet nëse ajo do donte që t’a shikonte atë në njërën prej atyre varrezave dhe pas atyre fjalëve, të dy bien në heshtje, pa thënë dot asnjë fjalë. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Narini me Kemalin.
Të dy pandehin se personi përballë nuk ka më interes tek ato, ndaj edhe Narini i zemërohet Kemalit për Pelinin, edhe Kemali beson Ojën, gjoja se Narini donte që t’a afronte Kemalin me Pelinin.