Narini ndodhet e vetme në dhomën e saj kur merr një mesazh të paprítur nga Kemali. Ky i fundit, ka bërë kërkime ndërmjet një mikut të tij pólíc dhe ka zbuluar se màfìozi që i është vènë nga pas Narinit që nga Azèrbajxhani, Xhaferi, ka ndérruar jetë. Narini i gëzohet shumë atij làjmi por një mesazh që i vjen menjëherë më pas, e bën të futet në dyshìme. Erhani i dërgon mesazh fotografitë e një shtëpie dhe i shpjegon se ajo shtëpi ndodhet në Berlin, ai e ka marrë me qera për të dhe ka rregulluar çdo gjë tjetër që i duhet për seminar.
Mendimet e Narinit janë më të përqëndruara tek Kemali, ashtu siç janë edhe mendimet e Ojës dhe Shehrijes. Ato kanë përgatitur një drekim romantik me qírinj për Kemalin dhe Narinin, me shpresën se ato do pranojnë, do flasin dhe do e zgjidhin situatën që kanë mes tyre. Mirëpo Kemali, sapo vjen, i fík qírinjtë dhe refuzon të drekojë. Ai shkon në dhomën e tij, ku nga pas do i shkojë edhe Narini. Me shkuarjen e saj, Shehrija dhe Oja e shfrytëzojnë atë moment dhe i kyçìn në dhomë me çelës, që ato të sqarohen.
Në anën tjetër ndodhet Xhavidana. Ajo, sëbashku me Gylsymin, bëjnë planet e rradhës, ku tani do merren me Emirin për t’ia bërë mendjen çorap. Qëllimi final i Xhavidanës është që jo vetëm të shpëtojë nga shpërngulja në çiflig por edhe të príshë marrëdhënien e Emirit me Rejhanin. Për t’a vënë sa më parë në zbatim planin e saj të ri, ajo i shkon pranë Emirit në dhomë, me jùstifikimin se po i dërgon pranë një çaj për kollën që e ka zènë atë. Gjatë qëndrimit pranë tij, ajo gjen mundësinë të hapë temën e Gylsymit.
Xhavidana thotë se mendon që Gylsymi e urrèn për shkak se ajo kërkoi të bëhej anàliza e ÁDN-së dhe këtë urrèjtje e bazon në sjelljen e saj të réndë, por Emiri e mbron Gylsymin menjëherë e thotë se ajo nuk është e pásjellshme por vetëm ka ndërruar tòtalisht jetesën e saj. Xhavidana nuk e kùndërshton por brenda pak çastesh, krijon një skenë bashkë me Gylsymin, ku kjo e fundit qëndron me këmbët mbi divan dhe Xhavidana gjòja i kërkon me të butë që ajo t’i ulë këmbët që aty. Përgjigjen e réndë të Gylsymit do e dëgjojë edhe Emiri, i cili për rrjedhojë e beson nënën e tij.