PREMTIMI/ Emiri përqafon Jigitin mes lotësh

Oja mbërthen me shpatulla pas muri Feridenë, duke e akuzuar pa ndalim se si ajo gjoja po mashtron Emirin për hir të parave. Para se Ferideja të përgjigjet, Hikmeti i tregon vendin Ojës dhe e shpëton Feridenë nga ajo.

Vetëm pak çaste më vonë, Ferideja qan por nga gëzimi. Ajo shikon fshehurazi Emirin që i afrohet Jigitit, e merr në duar dhe qan duke ia ndjerë aromën. Në anën tjetër ndodhet nëna Emirit, Xhavidana.

Ajo vijon të jetë në spital por njëkohësisht edhe e prangosur. Armikja saj e përbetuar, Xhemreja, i shkon në spital fshehurazi dhe shikon terrenin për të përgatitur hakmarrjen ndaj saj.

Ndërkohë, Kemali kthehet në shtëpi me Kumrunë. Kjo e fundit, hiqet si një person tjetër por në fakt i betohet vetes se edhe nëse do vdesë, do krijojë një skenë të tillë vdekjeje, që Kemali dhe Narini të mos mund të jenë kurrë bashkë.