Rejhani ndodhet në kantinën e shkollës kur shikon Banunë sërish në telefon. Nga xhelòzia se mos po flet me Emirin, ajo i shkon pranë Banusë dhe tmèrrohet e tëra kur dëgjon se ato gjòja janë takuar me njëri tjetrin. Xhelòze më shumë se kurrë, Rejhani shkon pranë Emirit në zyrën e tij dhe për herë të parë pranon xhelòzinë që ndjen për të. Emiri e kàp nga dora dhe ashtu dorë për dore ecin sëbashku në çdo korridor, derisa shkojnë në auditorin ku ndodhet e gjithë klasa e Rejhanit, ku jep mësim Emiri.
Ai tregon qartazi se janë të martuar dhe se fshèhja e asaj martese është bërë me kërkesë të Rejhanit që nuk ka dashur të jetë më ndryshe apo më e favòrizuar se pjesa tjetër e studentëve. Ato i duartrokasin dhe madje i vënë në sìklet duke u kërkuar të tregojnë historinë e tyre, se si janë njohur, dashuruar e martuar. Ndërkohë në shtëpinë e tij, Suna përgatitet për takimin me Taxhin. Xhavidana e dëgjon në telefon dhe i del përpara duke e ballafaquar që do të takohet me dikë që ajo ia ka ndaluar të takohet.
Për t’i vërtetuar se Taxhin e ka njohur që në pamje të parë se çfarë njeriu është, Xhavidan ai dòrëzon asaj një letër me gjithë të dhënat e të shkuarës së Taxhit, ku përfshihen shumë rekorde krìmìnale. Suna shòkohet e tëra nga gjithçka që lexon dhe nuk flet aspak, ndërsa Xhavidana largohet ashtu në heshtje. Në kuzhinë, ku Xhavidana shkon, ajo gjen Nigarin duke qàrë dhe mëson se ajo është e shqètësuar nga këstet që i duhet të shlyejë për bòrxhet që mori dikur me rroba të shtrenjta, por nuk ka para për t’i shlyer.
Tanimë nuk kèrcènohet dot më nga ajo, prandaj e pòshtëron si mos më kèq, aq sa Nigari largohet për në bodrum, duke kujtuar se mund të hàkmerret ndaj Xhavidanës, me sèkretin që di për të, edhe nëse kjo gjë do i kushtonte që ajo të dìgjet për vete që e ka mbajtur të fshèhtë diçka të tillë. Paralèlisht, Narini i shkon Kemalit në kompani, në zyrë, në mënyrë të paprìtur. Ajo i dërgon ushqim surprizë dhe teksa bisedojnë më ëmbël dhe qetë se kurrë, atyre u shkon pranë Erhani. Narini tmèrrohet jo vetëm nga ardhja tij por edhe nga puna që kanë filluar sëbashku.