Flakët e fatit/ Bylenti merr Atlasin nga Çiçeku

Ryjaja shikon Omerin ashtu të vërsùlur ndaj kolegëve të tij dhe largohet me zhgènjim të madh. Serkani i shoqëron kolegët për në spítal, ndërsa Ryjaja Omerin për në kómisariat. Omeri, para Ryjasë, nuk shpreh aspak pendim për çfarë ka bërë dhe madje ngulmon se do bënte gjithmonë të njëjtën gjë, nëse do të ndodhej në të njëjtën situatë. Paralèlisht, Serkani mëson të vërtetën e asaj ngjarjeje dhe nuk e fájëson dot Omerin për reagimin që ka shfaqur pas fjalëve që ka dëgjuar.

Ai bisedon me Ryjanë dhe i sugjeron t’a mirëkuptojë Omerin, duke thënë se të gjithë do vepronin njësoj po të ishin në atë situatë. Pavárësisht se i zbutet qëndrimi pasi shikon se edhe Serkani i qëndron në krah, Ryjaja sërish nuk e pranon dot gjithë atë dhùnë. Omeri ndërkohë ka mbërritur në lagje, në dyqanin e tij, ku e shikon Zejnebi me dorë të plàgosur dhe menjëherë i futet brenda. Me shumë ngulmim, ajo ia mjèkon dorën, derisa vjen Ryjaja dhe ajo largohet, por lë zénkën nga pas.

Omeri thotë qartazi para Ryjasë se ato të dy nuk janë i njëjti stad, nuk kombinojnë dot me njëri tjetrin dhe fjalinë e tij e vazhdon Ryjaja, që e pyet nëse Zejnebi është personi me të cilin ai kombinohet lehtësisht. Omeri nuk përgjigjet, prandaj Ryjaja largohet prej tij. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Çiçeku, e cila vijon të jetë në shtëpinë e Tomrisit që tashmë lígjërisht është në prònësi të saj. Bylenti troket dhe futet brenda me fòrcë, por përjeton një shòkim të madh kur mëson se tanimë Atlasi nuk ka asnjë pasuri për të trashëguar.

I frùstruar nga plani që ka bërë Tomrisi kùndër tij, Bylenti merr me fòrcë Atlasin nga shtëpia. Çiçeku përlòtet e tëra dhe kërkon ndihmë nga Iskenderi, të cilin e telefonon. Pa hezituar pa asnjë moment, Iskenderi lë Arzunë dhe largohet për tek Çiçeku. Fillimisht ai i premton se do e zgjidhë ai kërkesën e Bylentit për paratë që do në kémbim të Atlasit, më pas e lumturon duke i thënë se nuk duhet t’i dëgjojë të tjerët që i thonë se nuk e ka asgjë Atlasin, pasi Atlasi e ka atë në vendin e në nënës së tij të ndjerë, Shimalit.