Flakët e fatit/ Ryja largohet nga Omeri

Çelebiu arrin të shikojë balonat që po fluturojnë, ndërmjet të cilave po komunikon Ozani me Xhemrenë, por nuk reagon menjëherë. Nérvozizmi i tij prek kulmin kur e nènkupton edhe Adnani se çfarë po ndodh. Paralélisht, Ryja po përjeton një zhgènjim shumë të madh nga Omeri, i cili gòdet pa mëshìrë kolegët e saj. Pa folur asnjë fjalë, të gjithë kalojnë njëherë për në spítal e më pas në kòmisariat ku ndodhet Omeri. Ky i fundit, para Ryjasë, ngulmon se nuk është fare i penduar për çfarë bëri.

Ai thekson se po të ishte sërish në të njëjtën situatë, do bënte gjithmonë të njëjtën gjë dhe nuk do ndalej duke i grùshtuar. Të vërtetën e asaj ngjarjeje, Serkani e mëson nga rrëfimi i njërit prej personave që ka dhùnuar Omeri. Ai i jep të drejtë Omerit, dhe këtë ia përcjell edhe Ryjasë. Ryja zbutet kur mëson si ka qenë situata dhe që Serkani gjithashtu po e përkrah, por ngulmon se gjërat duhet të zgjidhen në një formë më të moderuar. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Çiçeku, në shtëpinë e Tomrisit por që lígjërisht tanimë është e saj.

Bylenti i futet me fòrcë në shtëpi ndërsa Çiçeku ia pret gjithë shpresat, duke i treguar se tanimë, në emër të Atlasit nuk ka asnjë lloj pasurie. Ai shòkohet tótalisht por edhe e kupton se Çiçeku nuk po gènjen. Ai merr Atlasin ende me më fòrcë, dhe largohet nga shtëpia. Çiçeku nuk bën dot asgjë për t’a ndaluar Bylentin por ashtu mes lótësh, telefonon Iskenderin dhe i tregon se çfarë ndodhi. Iskenderi largohet me shpejtësi nga Arzuja, për të mbërritur para Çiçekut. Para pròblemit ku ndodhen, të dy i kanë duart e lídhura.

Bylenti kërkon një shumë tepër të madhe parash në kémbim të Atlasit dhe Iskenderi premton se do e zgjidhë ai atë pròblem. Iskenderi vëren mérzinë e madhe të Çiçekut që të gjithë po ia theksojnë se nuk është nëna e Atlasit, prandaj i thekson se për Atlasin, ajo është nëna e tij. Paralèlisht, Ryjaja gjen Zejnebin në dyqanin e Omerit, duke i mjèkuar atij plàgën. Pasi Zejnebi largohet, Omeri i thotë se ato të dy nuk përshtaten me njëri tjetrin. E tríshtuar, Ryjaja largohet nga ai dhe i troket në derë Çiçekut.