Erhani qëndron përballë Narinit, duke i kërkuar të kuptojë pozicionin e tij, teksa i betohet se ajo nuk e di se çfarë ka përjetuar ai, çfarë ka kaluar dhe çfarë i ka ndodhur gjatë gjithë asaj kohe që nuk kanë qenë fare në kontakt me njëri tjetrin. Pasi Erhani përfundon rrëfimin e tij, ajo i tregon unazën e martesës që mban në gisht dhe thotë se është e martuar, ndaj nuk i intereson më se çfarë ka ai për të thënë. Erhanit nuk i besohet diçka e tillë dhe i kërkon t’ia vërtetojë që është në një martesë të vërtetë.
Duke i theksuar se nuk ka asnjë dètyrim për t’i vërtetuar atij martesën e saj, Narini largohet. Sapo shkon në shtëpi, sërish merr mesazh nga ai, në të cilin Erhani shkruan se nuk e beson dot që ajo të jetë e martuar. Kemali e shikon çuditshëm Narinin dhe i shkon pranë, por ajo refuzon të bisedojë. Mëngjesin e të nesërmes, ajo zgjohet nga telefonata Erhanit, të cilës nuk i përgjigjet por ai nuk heq dorë dhe e telefonon në numrin e shtëpisë së Kemalit, duke i shkaktuar asaj pànikosje të madhe.
Në anën tjetër ndodhet Rejhani me Emirin, që po shkojnë në universitet që herët në mëngjes. Rejhani zbret nga makina pak para se të afrohet në shkollë, që të tjerët të mos i shikojnë sëbashku por kështu, përfundon vonë në orën e mësimit ku Emiri është sërish profesor. Ajo vëren se si të gjitha vajzat përpiqen t’i vàrdisen atij por njëkohësisht ajo nuk bën dot asgjë për t’a ndaluar atë situatë. Paralèlisht, Suna ndodhet në shtëpi, duke menduar për njeriun e zemrës, ashtu si Rejhani për Emirin.
Ajo dëshiron me patjetër të gjejë një rrugë për t’u takuar me Taxhin por duke pasur frìkë nga nëna e saj, përfundon duke kërkuar ndihmë nga halla, Oja. Mëse e lumtur që Suna po e hap zemrën para një djaloshi, Oja i premton se do e ndihmojë, duke e larguar Xhavidanën nga shtëpia, dhe e bën. Gjatë kohës që Oja po ndihmon Sunën, vëllai i saj Kemali dhe Narini dalin në rrugë për të shkuar drejt kompanisë ku i duhet të kryejnë disa punë por Narini, frìkshëm vëren Erhanin që qëndron përballë tyre.