Gylsymi përgatit një video për Rejhanin, ku në të shpjegon gjithë ngjarjen se si ka nisur, si e ka kontaktuar Xhavidana, planet që ka bërë me të e çdo gjë tjetër. Gylsymi thekson se pavarësisht se ka bërë shumë të këqìa me Xhavidanën, ajo është penduar me shpirt dhe dashurinë që ka krijuar për Rejhanin, e ka pasur të sinqertë. Sipas saj, Rejhani është motra që do donte gjithmonë të kishte dhe për sa të rrojë, do e ketë në zemër si të tillë, si motrën e saj. Së fundmi, Gylsymi tregon për hèlmin që Xhavidana do i hidhte Rejhanit.
Ajo tregon se çfarë ka bërë për t’a ndaluar dhe se tani që Xhavidana e pèsoi, po e frìkëson pafund me kèrcènime të njëpasnjëshme, ndaj duhet t’ia mbathë që të shpëtojë veten. Gjithë rrëfimin, Gylsymi e bën para Hikmetit, në dhomën e tij dhe së fundmi kërkon falje dhe nga ai, për çdo gjë. Gjatë asaj kohe, Rejhani ngrihet nga shtrati dhe vendos të sistemojë zyrën e Emirit. Mbi tavolinën e zyrës, Rejhani shikon një zarf ADN-je, pa e ditur se brenda është përgjigja e vërtetuar se ajo dhe Gylsymi nuk janë motra.
Emiri futet në zyrë para se Rejhani t’a hapë zarfin dhe kështu ia shmang një të vërtetë të hìdhur. Sakaq, koha vetëm sa kalon dhe planet vazhdojnë të bëhen. Si mundësi e vetme zgjidhjeje, Gylsymi mendon arràtisjen që aty, me pasàportë të fàlsifikuar. Ajo nuk e pret aspak që personi në fjalë t’i përgjigjet aq shpejt dhe vetëm pak orë më vonë, merr telefonatën duke i thënë se në mbrëmje do jetë çdo gjë gadi për t’u arràtisur. Ajo që Gylsymi nuk di, është se personi me të cilin ajo po bashkëpunon, është bashkëpunëtor i Talazit.
Ndërsa në anën tjetër, lìgësia ka vënë rrënjë në shtëpinë e Kemalit. Motra e tij Oja, ka dëshmuar në gjýq pro tij dhe Narinit, vetëm sepse kjo e fundit ka pranuar të sakrìfikojë dashurinë për Kemalin, që ky i fundit të mos ndahet nga e bija. Në këmbim të rrëfimit që Oja bëri, Narini duhet të heqë dorë menjëherë nga Kemali dhe këtë ia rithekson sapo shkojnë në shtëpi, ku Narini sërish përpiqet t’a kthejë Ojën mbrapsht nga vendimi i saj por nuk ia del dot, ndaj dhe detyrohet t’a shmangë Kemalin që e ndjèk nga pas me kuti në dorë për t’i propozuar.