Ferideja tenton disa herë t’a rikthejë fotografinë e Emirit në dhomën e tij pa e parë njeri por nuk ia del dot. Sa më shumë që përpiqet t’i largohet, ai aq më tepër i afrohet, pa e kuptuar as ai vetë. Së fundmi, ai i kërkon ndihmë në kompjuter.
Ferideja pranon por ai afrimitet fizik e bën që të shpërqëndrohet derisa e nevrikos Emirin duke rrëzuar aksidentalisht një gotë të mbushur. Ndërkohë, Songyli po fut në kurth Hikmetin, e ndikuar nga pasuria tij aq e madhe.
Ajo e bën të mendojë e besojë se ajo është e pafajshme kundrejt akuzave që ka gjetur një person tjetër menjëherë pas vdekjes së bashkëshortit. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Kumru që pavarësisht nënës që i përgjërohet, shkon në drekim.
Ajo që Kumru nuk di, është që Kemali e ka anulluar pjesëmarrjen e tij në drekim dhe ka organizuar një tjetër drekim, vetëm për vetëm me Narinin, ku të dy do shkrijnë çdo akull mes tyre.