PREMTIMI/ Kemali fiton kujdestarinë e Masallit

Xhavidana fríkësohet shumë teksa dëgjon djalin e saj duke biseduar me Zaferin mbi faktin që Gylsymi dhe Rejhani nuk janë motra. Ajo fríkësohet sepse në momentin që do flitet dhe do e marrin vesh të gjithë që Gylsymi nuk është motra, do zbulohet edhe plani djàllëzor që Xhavidana ka pasur, ka planifikuar dhe e ka realizuar. Emiri ndërkohë, shprehet me kèqardhje për Rejhanin, se si ajo e do aq shumë Gylsymin saqë ka bërë edhe bùrg, me idenë që të mbronte motrën e saj të vogël.

Fjalët që do e lehtësojnë Emirin, do jenë ato të Zaferit, i cili thotë se pavarësisht se nuk kanë lidhje gjàku, ato janë motra me sjelljen dhe dashurinë reciproke që kanë, ndaj një test ADN-je nuk do u ndryshonte asgjë në raportin e tyre. Duke marrë shkas nga ato fjalë, Emiri mendon të flasë me Gylsymin, duke thënë se së paku ajo duhet t’a dijë që nuk janë motra. Emiri del që nga ai moment nga zyra për të biseduar me Gylsymin, por për shkak të rastësisë dhe ndonjëherë për shkak të Xhavidanës, ai nuk arrin të flasë dot me të.

Gylsymi ndërkohë nuk dyshon për asgjë dhe vazhdon me përkujdesjen e sinqertë që ka kundrejt Rejhanit, të cilën tanimë e do me zemër. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Kemali me Narinin dhe Ojën, në gjyqìn që po zhvillohet për kujdestarinë e Masallit, për të cilën po lúfton edhe ish vjehrri i tij, gjyshi i Masallit. Narini fillimisht flet veçmas me Ojën, duke iu përgjëruar që të mos bëjë ndonjë bùdallallëk por Oja ngulmon se duhet t’a mbrojë edhe vëllanë edhe mbesën nga një person si ajo, si Narini.

Narini mbytet në lòt, që i rrjedhin rrëke pa ndaluar fare, gjatë gjithë gjyqìt. Sapo Ojën e prezanton avokati kundërshtar si dëshmitare të tyren, Kemali humbet torùan, por Narini e detyron të vetëpërmbahet. Ndryshe nga çfarë prisnin, Oja thotë se Narini i ka dhënë lumturi dhe qetësi asaj familjeje dhe se Masallin e do njësoj si t’a kishte vajzën e vet. Avokati i gjyshit të Masallit shòkohet dhe kërkon llogari pasi kanë biseduar ndryshe para gjyqit, ndërsa Oja e shpjegon sjelljen e saj duke thënë se kjo ishte rruga vetme për mbrojtjen e Masallit. Në përfundim, gjyqìn e kujdestarisë e fiton Kemali.