Songyli dëgjon me veshët e saj se si Hikmeti e lavdëron pafund Melikenë, ndaj dhe bëhet aq xheloze, saqë qëllimisht ia vështirëson jetën asaj, me detyra nga më të zorshmet. Sërish, Melikeja nuk e hap gojën dhe as që ankohet.
Gjatë asaj kohe, djali i shtëpisë, Emiri, po e lë gojëhapur Feridenë, të cilën e ka marrë në një udhëtim kuptimplotë, sëbashku me Jigitin. Kur mbërrijnë në destinacion, Emiri i kërkon asaj, që të jetë nënë për Jigitin.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Kumru, e cila mëson se Kemali nuk do shkojë në Gjermani me to, ndaj dhe refuzon prerazi që t’a bëjë atë udhëtim, duke thënë se nuk beson se do e shërojë asnjë doktor.
Mirëpo, Munevveri e detyron Kumrunë të pranojë. Për më tepër, në sekondën e fundit i fsheh pashaportën Narinit, që ajo të qëndrojë në shtëpi me Kemalin dhe të rikthejë martesën në stadin që e kanë pasur, larg Kumrusë.