Rejhani e fillon ditën me përkëdheli nga ana e Emirit, i cili i dërgon mëngjesin në krevat, më pas përgatiten sëbashku për ditën dhe ai e shoqëron për në shkollë. Para studentëve të tjerë, në shkollë, Emiri i dhuron edhe një puthje në faqe, gjë që komentohet me zë të lartë nga disa vajza që kanë pranë, të cilat i quajnë “adoleshentë gjimnazi”, por Rejhani nuk u përgjigjet aspak. Po atë mëngjes, shoqja saj e dashuruar por që nuk e pranon, Narini, shkon në kompani sëbashku me Kemalin.
Ato bisedojnë për pak me njëri tjetrin, duke treguar të pathëna nga fëmijëria e secilit prej tyre. Në përfundim të një bisede me shumë buzëqeshje e informacione të reja, të dy bien dakord që nga ai moment e tutje, ato do kenë mirëkuptim për njëri tjetrin, edhe mbi gjërat e pathëna ndonjëherë. Lumturinë e atij momenti, do e príshë ardhja e Erhanit. Kemali largohet për të firmosur disa dosje dhe ato mbesin të vetëm, ndaj Narini gjen mundësinë për t’i kërkuar atij llògari për afrimitetin që po tregon ndaj Kemalit.
Sipas Erhanit, ai do i vërtetojë ndërmjet tij dhe çdo personi tjetër se e dashuron ende, por do i rikujtojë edhe asaj vetë se ajo gjithashtu e dashuron atë si ditën e parë, sado që nuk e pranon. Sakaq, në shtëpinë e Emirit ndodhet personi i vetëm të cilit Kemali nuk i flet. Ajo është Xhavidana, e cila pasi póshtëron Nigarin, bën një telefonatë hipòkrizie ku flet sikur paratë nuk kanë aspak rëndësi në jetën e saj. Nigari mbushet ende më me mllèf, prandaj fshèhurazi i merr nga çanta një unazë shumë të çmuar.
Xhavidana e vëren menjëherë mungesën e unazës në çantën e saj dhe e kthen përmbÿs shtëpinë duke kërkuar, por më kot, nuk e gjen gjëkundi. Pasi nuk e gjen nis t’i akùzojë punonjësit, gjë që nuk e ka bërë më parë, por të gjitha akùzat, përfundon duke ia ngjeshur Zejnebit të vogël të cilën e shikon me një dhuratë në dorë dhe pándeh se e ka blerë me para të vjèdhura. Xhavidana ia thyèn lojën dhe i shkakton fríkë, gjë që e shikon Nigari dhe ia përcjell Emirit. Ky i fundit, vendos që nëna e tij të largohet nga ajo shtëpi për disa kohë, derisa të reflektojë mbi sjelljen që ka.