Flakët e fatit/ Çelebiu prìsh planet e Iskenderit për të ndihmuar Çiçekun

Xhemreja bindet për të mbajtur pas vetes një telefon që e ka si kusht nëse dëshiron të shkojë në çdo vend dhe duke qenë e bindur gjithashtu se ai telefon shërben si përgjùes, ajo rrjedhimisht tregohet shumë e kujdesshme. Xhemreja shkon të takojë Tomrisin në bùrg, ku nuk e merr telefonin me vete, me jùstifikimin se nuk lejohet. Nga një bisedë e shkurtër por shumë produktive me Tomrisin, Xhemreja merr emrat e ilàçeve të duhura, të cilat Tomrisi i sugjeron t’ia hèdhë Çelebiut, që ai të përgjumet e ajo të lëvizë më lirisht në shtëpi.

Xhemreja i merr pa asnjë pèngesë e më pas kalon në shtëpi, ku bisedon shkurtimisht me Ryjanë mbi planin që po bën me Ozanin. Ryjaja që aty, shkon në punë, në kompani me Serkanin, i cili e shikon të mèrzitur dhe gjen mënyrën se si t’a bëjë të qeshë. Ndërkohë Ozani bind Omerin t’i shkojë pranë Ryjasë që të zgjidhin pròblemin që kanë por Omeri e thellon ende më shumë pròblemin nga xhelòzia që përjeton kur e gjen Ryjanë duke qeshur me Serkanin. Në të njëjtën kohë, Çiçeku po përjeton një pròblem të madh. Ajo i ka premtuar paratë Bylentit por avòkatët thonë se nuk i tërheq dot aq lehtë.

Iskenderi gjithashtu po punon për të njëjtën gjë dhe ai lehtësisht i tërheq paratë nga kompania. Ndërmjet një telefonate me Bylentin, Çelebiu mëson përse po i tërheq ato para Iskenderi, prandaj i shkon atij në zyrë për t’a përtàllur, duke i thënë se ai është një i mjèrë që po harxhon një pasuri të tërë për të tërhequr vëmendjen e një shërbètoreje jètime, për të cilën gjithashtu thotë se ajo po e përdor. Iskenderi ngre dorën për t’a gòditur por nuk e bën. Pas largimit të Çelebiut, ai vetëm qàn, derisa Çiçeku e telefonon.

Ajo i tregon se Bylenti nuk po i përgjigjet në telefon, prandaj Iskenderi i shkon asaj pranë menjëherë. Ai e shòkon kur sjell paratë por shpjegon se Shimali ka qenë shoqja tij e vetme, që e konsideronte familje, ndaj kjo është më e pakta që mund të bëjë për djalin e saj. Pròblemi i tyre i rradhës është që nuk lidhen dot me Bylentin. Ai ka marrë urdhër nga Çelebiu që të mos duket gjëkundi deri në një urdhër të dytë, por Iskenderi me pak punë, e gjen vendndodhjen. Sapo shkon t’ia thotë Çiçekut, përballë i del Ryjaja, e cila i kërkon të zhdùket nga jeta e shoqes së saj.