Flakët e fatit/ Tomrisi bën një plan për të ndihmuar Xhemrenë

Adnani i jep Xhemresë një telefon që ajo është e dètyruar t’a mbajë pas vetes në çdo hap, nëse do të jetë e lìrë për të lëvizur. Xhemreja e merr, duke qenë e bindur se Çelebiu po e përdor si përgjùes, ndaj dhe tregohet shumë e kujdesshme. Ajo ndalon të takojë fillimisht Tomrisin në bùrg, ku lehtësisht nuk e merr telefonin, me jùstifikimin se aty nuk lejohen celularët. Brenda në zyrën ku takohet me Tomrisin, ajo i tregon se si po ecën situata me Çelebiun. Menjëherë, Tomrisit i shkon në mendje një zgjdhje ideale.

Ajo i shkruan në një letër  një recetë të thjeshtë, me hapa që duhet t’ia hedhë fshèhurazi Çelebiut në ushqim dhe pije, që ai të përgjumet shumë shpejt e të mos jetë aq i mprehtë ndaj realitetit. Lehtësisht, Xhemreja i merr ilàçet dhe kthehet në shtëpi. Sakaq, Çiçeku  përpiqet t’i kalojë Bylentit pasurinë e Tomrisit që të marrë Atlasin por mëson nga avòkatët se nuk përfundojnë dot të gjitha procedurat brenda një dite. E tmèrruar se Atlasi po mbetet në duart e Bylentit, Çiçeku pret Iskenderin në shtëpi.

Ai i ka tërhequr aq para nga kompania tij dhe i tregon Çiçekut se Shimali ka qenë shoqja tij e ngushtë, prandaj kjo është më e pakta që mund të bëjë për djalin e saj. Çelebiu mëson se çfarë po bën Iskenderi dhe me një telefonatë të thjeshtë e bind Bylentin që të mos u përgjgjet telefonatave të tyre. Për më tepër, ai e pòshtëron edhe Iskenderin duke i thënë se është një i mjèrë që po shpenzon para me tonelata për të fituar një shërbètore të thjeshtë si Çiçeku. Nga ato fjalë, Iskenderi tenton t’a gòdasë, por e përmban veten.

Çelebiu largohet duke iu betuar se ajo po e përdor ndërsa Iskenderi shpèrthen në lòt. Paralèlisht, Ozani arrin të bindë Omerin që të flasë me Ryjanë për pròblemin që po jetojnë. Omeri i shkon në kompani por kur e gjen duke qeshur me Serkanin, e gròpos më tepër situatën. Ryjaja largohet e trìshtuar për tek Çiçeku, e cila ndan me të pròblemin me zhdùkjen e Bylentit. Teksa ato bisedojnë, Iskenderi vjen me làjmin e madh se e ka gjetur ku po fshìhet Bylenti, por Ryjaja i del përpara dhe ia ndalon të komunikojë me të.