Rejhani ndihet si mos më kèq kur futet në shtëpinë e motrës së saj dhe shikon mjèrimin në të cilin ajo jeton. Akùzat ndaj vetes nuk i ndalon për asnjë moment dhe thekson se nuk ka qenë një motër e denjë që duhet t’a ruajë motrën e vogël. Ashtu të mérzitur, të dy kthehen në shtëpi. Suna dëgjon me kéqardhje ngjarjen me motrën e Rejhanit por njëkohësisht i jep shumë zemër, duke i thënë se do rregullohet çdo gjë dhe do futet në shina. Pranë tyre, do shkojë edhe Xhavidana, por komentet e saj nuk do jenë aspak të këndshme.
Për t’i dhënë fund atyre komenteve, Suna pyet nëse kanë ecur punimet në çifligun e tyre, ku pretendohet se do shkojë Xhavidana menjëherë në përfundim të tyre. Sado që Suna mundohet t’i japë fund asaj situate, Xhavidana nuk ndalon. Ajo thotë se sidoqoftë, e motra do e gjejë Rejhanin, sepse i interesojnë paratë e familjes së tyre. Në atë moment, një trokitje dere ndalon bisedën e tyre dhe Rejhani përgjigjet, duke iu kthyer ai moment në moment më të lumtur të jetës së saj, sepse në derë ndodhet Gylsymi.
Në anën tjetër ndodhet Erhani, i cili do takohet me Narinin, me kërkesën e kësaj të fundit. Ajo tregon me sinqeritet se i kanë mbetur në mendje fjalët e Ajnurit dhe e falenderon që ai paska rrezìkuar dikur jetën e tij për t’ia shpëtuar jetën asaj, por thekson se diçka e thyèr njëherë, nuk riparohet dot më. Narini i kërkon të mos i dalë më kurrë përpara, sepse do të fokusohet në familjen e re që ka krijuar. Ajo largohet nga ai lokal duke buzëqeshur, teksa i thotë vetes se pas kaq shumë kohësh, për herë të parë, është e lírë.
Pavàrësisht Narinit, Erhani nuk heq dorë nga ajo. Me një telefonatë urdhèruese, ai bën që Ajnuri të shkojë në shtëpinë e Kemalit, në një moment kur Narini nuk ndodhet aty. Ajo troket dhe përpara i del Kemali, të cilit ajo gjen formën për t’i treguar shumë gjëra mbi Narinin. Kemali mbetet shtáng kur mëson se Narini është e diplomuar për mjekësi dhe e ka ushtruar profesionin si dòktoreshë. Ai nuk thotë asnjë fjalë para Ajnurit, e cila përmend se Narini ka përjetuar shumë véshtirësi dhe që prej atyre véshtirësive, nuk ka punuar më.