PREMTIMI/Rejhani nuk lëkundet nga vendimi Emirit

Oja i shkon nga pas Narinit për të vërtetuar fjalën e saj, se ndodhet aty vetëm për Masallin dhe jo për Kemalin. Për këtë, ajo pret nga Narini që të mundësojë sa më shpesh takime të Kemalit me Pelinin, që ato të dy të afrohen.

Ndërkohë, në anën tjetër, Emirit i shembet bota mbi kokë kur Rejhani i tregon të vërtetën. Pa hezituar për asnjë çast, ai i kërkon t’a heqë fëmijën e të shpëtojë veten por Rejhani qan ende më shumë dhe tregon të vërtetën me detaje.

Emiri pëson një shokim të dytë kur mëson se Rejhani nuk ka një mundësi të dytë për të qenë nënë. Nga lëndimi, ai hesht për disa minuta me rradhë por sërish, zgjedhja e tij është Rejhani, sado që do shumë të jetë prind.

Ai i kërkon asaj të mos e rrezikojë shëndetin por t’a heqë fëmijën ndërsa Rejhani ngulmon mes lotësh se do e lindë fëmijën, pasi ka bindjen e plotë se do shpëtojë edhe ajo e do jetojnë të gjithë të lumtur.