PREMTIMI/Emiri zgjedh Rejhanin para fëmijës

Emiri dhe Rejhani qajnë si fëmijë në krahët e njëri tjetrit, duke vajtur për fatin që u ka rënë. Fillimisht, Emiri mendon se problemi është vetëm tek kjo shtatzëni dhe i kërkon t’a heqë fëmijën e të shpëtojë veten por Rejhani nuk pranon.

Ajo i tregon se është shansi i fundit për të qenë prindër dhe pas atyre fjalëve e mes lotësh, largohet. Emiri i shkon nga pas në dhomë por vetëm i rrjedhin lot nga sytë, në heshtje. Pas një kohe të gjatë, ai nis të flasë sërish.

Ndonëse dëshiron me shpirt që të jetë prind, ai sërish zgjedh Rejhanin para fëmijës ndërsa Rejhani ngulmon se nuk do e heqë, pasi është e bindur se do jetojnë të dy pas lindjes, edhe ajo, edhe foshnja.

Përtej besimit të Rejhanit se do jetojë edhe ajo edhe fëmija pas lindjes, Emiri sërish nuk do që ajo të rezikojë dhe i kërkon t’a marrin vendimin së bashku por Rejhani nuk pranon.