Çapkëni i pasur/Një tradhëti ndodh brenda shtëpisë

Orhani bie dakord me babanë e tij për t’a martuar Feritin, si dënim për sjelljen e tij dhe në mes të dëshpërimit që fjala tij nuk ka peshë, ai shkon në dhomën e Ifakatit, me të cilën ai e tradhëton gruan e tij.

Sakaq, Ifakati, merr urdhër të shkojë në vendlindje, që të gjejë një nuse të përshtatshme për Feritin. Këtij të fundit, do i shkojë pranë babai tij Orhani, për t’i sugjeruar që t’a marrë martesën me mendim pak më të mirë, që të mos i shkojë jeta dëm.

Ai i kërkon me ngulm, të provojë t’a dashurojë vajzën që do i sjellin për martesë. Ndërkohë, lajmi në vendlindje është përhapur dhe Suna është më entuziastja, gjë që motrën e saj e vret, sepse ajo ka ëndrra të mëdha dhe idealiste.

Ashtu siç Suna donte, ajo zgjidhet si nusja e ardhshme e Feritit dhe lajmi se do shkojnë për t’i kërkuar dorën, mbërrin edhe tek babai saj, i cili për herë të parë, e përqafon të bijën dhe i shpreh dashuri, gjë që atë dhe të motrën i bën të çuditen.