Çapkëni i pasur/Ëndrra Sunës bëhet realitet

Brenda vilës luksoze të Halis Agës, ndodh tradhëtia. Djali tij Orhani që në pamje të parë nuk e kundërshton as kur bëhet fjalë për martesën e padëshiruar të birit të tij Feritit, në po të njëjtën kohë fle me gruan e vëllasë së tij të ndjerë, Ifakatin.

Askush nuk e di për tradhëtinë e tyre dhe përveç Halisit, askush nuk e di as kur ajo niset për vendlindje, që të kërkojë një nuse për Feritin. Në vendlindje, lajmi përhapet me nxitim dhe ndër vajzat që shpreson më shumë, është Suna.

Të gjitha beqaret do paraqiten para Ifakatit dhe ashtu siç Suna shpresonte dhe Sejrani urrente, Suna zgjidhet si nusja për familjen e pasur. Lumturia që sjell ai lajm në shtëpinë e Sunës, bën që babai saj Kazimi t’a përqafojë për herë të parë.

Paralelisht, Orhani përpiqet t’i flasë djalit të tij Feritit, sepse të njëjtin fat ka pasur edhe ai dikur. Duke marrë shkas nga eksperienca tij, Orhani i lutet Feritit që t’a mendojë opsionin që ndoshta mund t’a dashurojë një ditë gruan e tij.