Për familjen time/Berku shpëton Orhanin nga turpërimi

Harika nxitet nga nëna saj Suzana që hamendëson se Kaani është djali Akifit, ndaj u troket atyre në shtëpi me një justifikim të besueshëm dhe arrin të marrë diçka të Akifit, që t’a dërgojnë për analizat e ADN-së së tij dhe Kaanit.

Teksa kthehet për në shtëpi, ajo takon rastësisht Ogulxhanin, i cili e fton të jetë shoqëruesja e tij në festë dhe kështu ajo e mbyll natën shumë e lumtur. Ditën tjetër, Omeri fton Susenin për të qenë shoqëruesja e tij dhe ajo pranon.

Po atë ditë, Shengyli zemërohet pafund pasi Nebahati ka hequr dorë nga këmisha që do vishte dhe ka zgjedhur diçka tjetër. Mirëpo, Orhani tanimë e ka futur kokën e tij në telashe për paratë që ka paguar për atë këmishë.

Drejtori kërkon paratë dhe Ajbykesë i shembet bota mbi kokë për babanë e saj të shkretë por për fat, Berku e dëgjon, nxiton të tërheqë paratë nga llogaria tij bankare dhe ia dorëzon në kohë Orhanit, para se ai të turpërohet para drejtorit.