Xhavidana është e vendosur t’a heqë qafë fëmijën që Rejhani ka brenda vetes, ende pa ardhur në jetë. Për këtë, ajo shkon sërish tek màgjistarja nga e cila mendon se po merr ilaçet e duhura për t’a zhdùkur fëmijën dhe për të mos u dalluar shkaku në analiza. Xhavidana nuk e di se shishet që ajo po merr duke menduar se kanë hèlm, janë të mbushura me ujë të zakonshëm dhe gruaja që ia jep, nuk është màgjistare por një màshtruese që merr para me forma të tilla, kur zë njerëz shumë të pasur si “klientë”.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Oja, e cila jo vetëm që nuk bindet nga këshillat e Shehrijes për t’a parë situatën më butë e më ëmbël por edhe i shtohet mllèfi ende më shumë, në çdo orë e minutë që kalon. Së fundmi, ajo vendos t’a çojë hàkmarrjen në një nivel tjetër dhe qëllimisht, aksídentohet me makinë. Kemali dhe Narini nxitojnë për në spítal sapo marrin lajmin. Për fat, Oja ka shpëtuar me pak léndime, por nga plani për hàkmarrje, nuk heq dorë. Ajo i premton vetes se do i lùftojë Kemalin me Narinin derisa të shuhet mllèfi dhe dhembja.
Kemali ndodhet i vetëm kur mëson nga oficeri i polìcisë se Oja ia ka shkaktuar vetes aksidentin. Ai e ka të vështirë t’a besojë por futet menjëherë brenda në dhomën e së motrës për t’i kërkuar t’i japë fund njëherë e mirë këtyre çmëndurive, gjë që Oja e kundërshton pa ndalim, derisa Kemali e shokon me të vërtetën që i tregon. Kemali i tregon se Narini që Oja e quan “màshtruese” po qëndron krah tij dhe po duron gjithçka, vetëm për hir të Masallit, që t’a marrin kujdestarinë e saj.
Ai shpjegon detajisht se janë martuar formalisht dhe Oja mbetet gojëhapur. Së fundmi, ai i kërkon që për hir të gjyqit të Masallit që do zhvillohet pas dhjetë ditësh, ajo duhet të ndryshojë sjellje, që Narini të mos largohet. Gjithë atë bisedë, e dëgjon edhe vetë Narini, e cila léndohet pasi kishte menduar se ndjenjat e saj janë reciproke. Kemali e gjen Narinin pas derës dhe kupton se sa shumë e ka lénduar, ndaj dhe përpiqet t’i shpjegojë se po fliste ashtu vetëm që t’a ndalonte Ojën, por Narini nuk e lejon të shpjegohet.