Narini qëndron përballë Kemalit, e përlòtur për ikjen e saj dhe veçanërisht për Kemalin që nuk po thotë asgjë për situatën, prëveçse po interesohet nëse kùjdestaria e Masallit mund të cènohet nga largimi saj. Narini i tregon se është interesuar ajo mjaftueshëm dhe shërbimet sòciale e kuptojnë si dhe e pranojnë një situatë të tillë. Sërish ajo e pyet nëse ai ka diçka tjetër për të thënë, por më kot. Kemali vetëm e fton që sëbashku të shkojnë para shërbimeve sòciale për t’u thënë sikur vendimin e kanë marrë sëbashku.
Për hir të rolit si bashkëshortë të njëri tjetrit, ato shkojnë të kàpur nga duart, dalin përballë personave të posaçëm, i bindin se largimin e Narinit e kanë marrë si vendim sëbashku dhe më pas dalin që aty. I ftohtë, Kemali largohet për në punë dhe Narinin e lë të vetme. Edhe pse e lènduar nga Kemali, Narini i kërkon Erhanit që të takohen, për të diskutuar detajet e qëndrimit të saj në një vend të huaj si Berlini. Erhani pranon pa hezituar aspak dhe në atë takim, përveç detajeve që merr, Narini jep shumë falenderime.
Gjatë gjithë kohës që ajo flet, mendjen e ka tek Kemali ashtu si dhe Kemali tek ajo por para Erhanit shpreh falenderim për të, gjë për të cilën ai i thekson se ajo kurrë nuk ka përse t’a falenderojë apo të ndihet në bòrxh sepse ai gjithmonë do bëjë gjithçka për më të mirën e saj. Paralèlisht, në anën tjetër ndodhet Rejhani me Emirin. Mes tyre nuk lind ndonjë shèrr për Gylsymin, ashtu siç Xhavidana shpresonte por bisedojnë me tone të ulëta e të qeta, për atë që ndodhi pak më parë në sallon.
Rejhani i tregon se u lèndua pasi iu kujtua koha kur ai e ka dètyruar t’i kërkonte falje Xhavidanës, edhe pse ajo nuk i kishte bërë asgjë. I ndjerë në tùrp nga e shkuara tij kùndrejt saj, Emiri nuk i thotë asgjë për bëmat e Gylsymit që ka parë me sytë e tij. Ai vetëm e përqafon fort, derisa ajo shkon të shohë si është Gylsymi po nuk e gjen aty. Ndërmjet një telefonate, Gylsymi i thotë se ka dalë të qetësojë pak mendjen por që nga ajo telefonatë, kalojnë shumë orë dhe nga panìku, Rejhani del t’a kërkojë, sëbashku me Emirin.