PREMTIMI/ Gylsymi zhdùket nga shtëpia

Rejhani qëndron para Emirit, e prekur për skenën që sapo pa. Ajo tregon se në atë moment, në mendje i erdhi koha kur ai e ka dètyruar t’i kërkojë falje nënës së tij, për një situatë ku ajo nuk kishte gisht fare. Emiri ende ndihet i tùrpëruar nga shumë gjëra që ka bërë në fillimin e martesës së tyre të parë, ndaj ul kokën dhe vetëm e përqafon Rejhanin, pa debàtuar fare për ato që ka parë Emiri tek Gylsymi. Kjo e fundit, si pjesë e planit që ka bërë me Xhavidanën, largohet nga shtëpia pa i thënë njeriu.

Rejhani e kërkon gjithandej, shumë e mèrakosur por kur nuk e gjen, ajo e telefonon. Gylsymi i përgjigjet por thotë vetëm se do qëndrojë pak kohë jashtë shtëpisë që të qetësohet nga ngjarjet. Koha kalon dhe nata bie, ndaj Rejhani nis të shqètësohet ende më shumë. Emiri e shikon ashtu të panìkosur dhe duke u përpjekur që t’a qetësojë, ai edhe e bind që të qetësohet pak më shumë, por koha kalon sërish dhe Gylsymi nuk duket gjëkundi, ndaj Rejhani nuk qëndron dot më në shtëpi dhe sëbashku me Emirin dalin për t’a kërkuar atë.

Në anën tjetër ndodhet xhaxhai Emirit, Kemali, i cili qëndron përballë Narinit, duke e dëgjuar atë në heshtje. Narini, e përlòtur para tij, tregon se arsyeja e largimit të saj është diçka e kuptueshme dhe e pranueshme për shërbimet sòciale që kanë në vëzhgim jetën e Masallit për kùjdestarinë e saj. Narini pret që Kemali të thotë diçka ndërsa Kemali mendon se Narini thjesht po ia mbàth pasi iu zbuluan gènjeshtrat. Megjithatë, atyre u duhet të përtýpin gjithçka dhe të shkojnë sëbashku në një institucion.

Para shërbimeve sòciale, atyre u duhet të shkojnë të kàpur dorë për dorë dhe t’i bindin se ka qenë vendimi i të dyve që Narini të largohet. Çdo gjë përfundon me sukses por sapo dalin që aty, Kemali largohet me jùstifikimin e punës dhe e lë Narinin të vetme në mes të rrugës. Narini shfrytëzon kohën e mbetur për të biseduar me Erhanin disa detaje të tjera të qëndrimi të saj në Berlin, si dhe për t’a falenderuar për gjithçka që ai bëri për të, por Erhani thekson se ajo asnjëherë nuk ka përse të ndihet në bòrxh kùndrejt tij.