Sekrete familjare/ Engini bie në kùrthin e Xhejlinit dhe Ilgazit

Xhejlini me Ilgazin bëjnë një plan të qartë për të zbuluar se kush është vràsèsi i Inxhit, edhe pse Ilgazi nuk ka nevojë për vërtetim sepse është i bindur që vràsèsi është Engini. Për hir të planit, Xhejlini telefonon Enginin për t’i kërkuar që ai të marrë kompjuterin e punës nga shtëpia e saj, gjòja se nuk shkon dot pasi e kanë dëbùar. Engini pranon me shumë kënaqësi, sepse mendon që kjo është prova e mjaftueshme se Xhejlini nuk ka kuptuar asgjë. Ai shkon në shtëpi, ndërkohë që Xhejlini, me Engini dhe Erenin ndodhen në katin më të lartë të një pallati.

Ai pallat është i pozicionuar përballë koshit të mbèturinave ku është gjetur Inxhi e vràrè dhe pretendojnë që nga aty, të shikojnë kush do jetë vràsèsi i vërtetë. Për t’a zbuluar, Ereni telefonon Zaferin në formë anònime, për t’i thënë se ka në duar pamjet filmike të vràsèsit të Inxhit kur e ka hèdhur atë në koshin e mbèturinave dhe do ia dòrëzojë nëse ai do i japë shumën e parave që i kërkon. Për t’i gjetur ato para, Zaferi nxiton për tek Jektai, si shoku i vetëm me atë potencial parash. Sapo Zaferi i tregon për telefonatën, Jektai e kupton se ka të bëjë me një kùrth.

Ai nuk e di se në atë kùrth po bie Engini, djali i tij, i cili shkon në bankë për të tërhequr shumën e parave që i kanë kërkuar Zaferit, me shpresën se do e takojë i pari personin që kërkon para për atë video dhe kështu do mund t’a marrë videon para se t’a marrë Zaferi. Por e gjitha është një kùrth dhe mjafton që Engini shkon pranë atij koshi me çantën e mbushur me para, që Xhejlini t’a vërtetojë fjalën e Ilgazit se kush është vràsèsi i Inxhit. Teksa Xhejlini qàn me dènesë nga ardhja e Enginit, ky i fundit kujton natën që është bërë vràsès.

Atë natë, Inxhi ka shkuar pranë tij për t’i kërkuar strehim por gjàku në fytyrën e saj, e ka bërë Engini që t’a pyesë se çfarë i ka ndodhur. Ndonëse Engini e ka ditur për lidhjen e saj me profesorin, ai e ka pyetur se çfarë i ka ngjarë dhe Inxhi ia ka mòdifikuar historinë me Ozanin, pasi e dinte se Engini do bëhej xhèloz. Ajo ia ka thënë në fytyrë se e di që ai është i dashuruar pas saj dhe do e shfrytëzojë gjithmonë sepse kurrë nuk do bjerë në dashuri me të. Inxhi i ka thënë disa ofèndime si arsye përse nuk do e dashurojë asnjëherë dhe pa e kuptuar, ai e ka gòditur në kokë me një send të fortë, që i ka shkaktuar asaj vdèkjen.