Sekrete familjare/ Engini kujton si e ka vràrè Inxhin

Xhejlini dhe Ilgazi planifikojnë hap pas hapi se si do zbulojnë se kush është vràsèsi i vërtetë i Inxhit dhe plani fillon kështu; Xhejlini telefonon Enginin për t’i kërkuar gjòja se ka nevojë të marrë kompjuterin në shtëpinë e saj, ku nuk futet dot brenda, sepse e kanë dèbuar. Engini pranon mëse i lumtur, pasi pàndeh se ajo kërkesë është vërtetim që Xhejlini nuk ka kuptuar asgjë dhe vijon të jetë shoqja e tij e ngushtë, si gjithmonë. Engini troket dhe futet brenda në familjen e saj, ndërkohë që Xhejlini ndodhet me Ilgazin dhe Erenin pranë vetes.

Ato qëndrojnë në çatinë e një pallati në lagjen ku është gjetur Inxhi e hèdhur në koshin e mbèturinave, nga ku Ereni telefonon babanë e Xhejlinit në formë anònime, për t’i thënë se e ka të filmuar me video se kush është vràsèsi i vajzës së tij por nuk ia dòrëzon videon, pa marrë në këmbim një shumë marràmendëse parash. Zaferi i pànikosur ulèret, në prezencë të Enginit, që tmèrrohet i tëri kur e dëgjon dhe e beson tòtalisht se dikush e ka filmuar atë. Më i pànikosur se Zaferi, Engini largohet me një jùstifikim të kòtë, ndërsa Zaferi shkon tek Jektai.

Jektai e kupton menjëherë se është kùrth dhe arrin t’a bindë Zaferin që të presë një telefonatë tjetër para se të humbasë një shumë të tillë nga duart e tyre, prandaj e largon që aty pa i dhënë paratë që i kërkoi. Në çast, gruaja e tij e lajmëron Jektain se ka mësuar nga banka që djali tyre ka tërhequr nga banka një shumë tepër të madhe. Jektai kupton se Engini po bie prè e atij kùrthi dhe e telefonon, por ai nuk përgjigjet sepse po i drejtohet koshit të mbèturinave, me para në dorë. Ardhja e tij, do jetë mëse dèrrmuese për Xhejlinin.

Teksa Xhejlini qàn me dènesë duke parë Enginin që hedh çantën me para në koshin e mbèturinave, Engini mes lòtësh kujton momentin se si ndodhi vràsjà. Atë natë, Inxhi ka shkuar tek ai për t’i kërkuar para por ka dashur t’a mohojë se ka lidhje me profesor Ozanin. Engini i ka treguar se e di dhe i ka thënë që ajo po e përdor atë, duke e ditur se është i dashuruar pas saj. Me mllèf, Inxhi i është drejtuar me shumë e shumë ofèndime, që i ka rreshtuar si arsye për të mos e dashuruar kurrë dhe instiktivisht, Engini e ka gòditur në kokë me një send të fortë, që ka shkaktuar vdèkjen e saj të menjëhershme.