Merve dètyrohet të rrëfejë para Erenit çdo detaj mbi të fshèhtat e Inxhit, pasi e bindin se sidoqoftë atë nuk e ndihmon dot më asgjë sepse ka vdèkur. Rrjedhimisht, Merve rrëfen për pulovrën se si dhe përse ia mori, për telefonin e dytë që mbante gjithmonë në përdorim fshèhurazi dhe për të dashurin shumë më të madh në moshë. Të gjitha këto, Xhejlinit i duken të trílluara dhe refuzon të besojë se motra e saj ka jetuar në një botë tòtalisht përtej asaj çfarë paraqiste para familjes.
Ilgazi gjithashtu ndodhet pranë saj kur i marrin ato informacione dhe vendos të shkojë tek Çinari, pa humbur fare kohë. Në një ballafaqìm me Çinarin, Ilgazi thotë me gojën plot se është e pamundur të mos e ketë njohur Inxhin sepse të dy kanë studiuar në të njëjtën shkollë dhe kanë qenë të së njëjtës moshë. Pavàrësisht përpjekjeve të Ilgazit që ai të flasë, Çinari nuk flet dhe Ilgazi largohet, me bindjen e fortë se Çinari po gènjen. Ereni gjithashtu mendon si Ilgazi por pa komentuar më gjatë, shkon në mbledhjen që bën Parsi me stafin e tyre.
Ai i paralàjmëron që të mos ndajnë asnjë informacion me Ilgazin, duke parashtruar më herët se ndonëse ai është shumë i ndershëm në punën e tij, sërish mund të túndohet nga ndonjë informacion pasi në mes është vëllai i tij. Parsi bën të qartë se kushdo që do flasë, do shkaktojë veteshkarkímin e menjëhershëm nga puna. Teksa ai flet për Ilgazin, Ilgazi ndodhet pas Xhejlinit, duke e ruajtur atë kudo që shkon pasi dhímbja që ka, mund t’a dërgojë në hapa të gàbuar. Dhe ashtu ndodh.
Xhejlini i vërsùlet një peshkatari në lagjen e saj, vetëm sepse ai po e shikon dhe është i madh në moshë, ndaj e pándeh se mund të ketë qenë i dashuri dhe vràsèsi i të motrës. Ilgazi e shkèput nga ai dhe e ndihmon të futet në shtëpi, ku nëna saj vijon të jetë aq e trónditur saqë bën sikur nuk ka ndodhur asgjë, edhe pse e gjithë familja është në lòt. Babai i vajzave vjen në shtëpi, çuditet që të gjithë po qàjnë dhe në mënyrë trónditëse merr làjmin e vràsjès së Inxhit, gjë që bashkëshortja tij do e mohojë me qetësinë më të madhe.