Aktorja e mirënjohur Afra Saraçoglu që luan rolin e Sejranit në telenovelën “Çapkëni i pasur” po përjeton rritjen e ndjeshme të famës së saj, jo vetëm nga seriali ku aktron por edhe nga jeta saj personale.
25-vjeçarja Afra, prej shumë javësh i ka dhënë fund lidhjes së saj të bujshme me Mert Yaziçoglu. Lidhja tyre 4 vjeçare mori fund me vendimin e Afrës, gjë që u respektua nga ana e Mertit.
Së fundmi, është vërtetuar se Afra po përjeton një romancë dashurie me Mert Ramazan Demir, aktorin që luan rolin e Feritit, në po të njëjtin serial me Afrën, ku të dy janë protagonistë.
Ndonëse asnjëri prej tyre ende nuk e ka pranuar publikisht, fansat e fiksuar kanë shkrepur mjaftueshëm fotografi çasti që tregojnë se ato nuk kanë vetëm marrëdhënie shoqërore apo pune.