Hajriu nxjerr para Tyrkanës gjithë irritimin që i dhanë fjalët e saj, se nuk do të divorcohet. Pa e lënë atë të përgjigjet aspak, ai i bën të qartë se nëse nuk e ka Nalanin në jetën e tij, ai nuk do jetë as një baba për fëmijët që kanë.
Hajriu largohet për t’u takuar pikërisht me Nalanin, të cilës i përcjell të njëjtat fjalë, duke ia lënë asaj përgjegjësinë për fëmijët e tij por Nalani vetëm i kërkon të mos i dalë më kurrë përpara dhe largohet prej tij, gjë që ia shton Hajriut irritimin.
Ai rikthehet tek Tyrkana por vetëm për të përgatitur një valixhe të vogël me gjërat e tij, pa ia hedhur sytë fëmijëve që i përgjërohen të mos i lërë. Pas atij momenti dramatik për to, Tyrkana telefonon Nalanin dhe e fton për darkë.
Larg tyre, ndodhet Bilura me Muzon, që qëndrojnë të ulur përballë njëri tjetrit duke diskutuar jo vetëm Nalanin dhe Hajriun por mbi të gjitha, rënien në dashuri, martesën dhe qëndrimin e gjithsecilit mbi këto tema.